Secondary Adv

Amphi-X, super makina qe udheton ne uje

Share on Google+

Amphi-X është supermakina me dizajn unik, e cila do ti lejonte drejtuesve të shmangnin trafikun jo duke fluturuar por duke udhëtuar nëpër ujë me shpejtësi të lartë.  

 

Sipas krijuesit të saj, Amphi-X me energji elektrike do të arrinte shpejtësi më shumë se 418 km/h në tokë dhe një shpejtësi mesatare prej mbi 145 km/ h në ujë, e njëjtë me shpejtësinë e një varke moderne. Makina është projektuar për tu përdorur nga njerëzit më të fuqishëm në botë, duke qënë se çmimi i saj nuk është i përballueshëm nga kushdo.

 

Ata do të mund të shmangin rrugët e mbingarkuara të qyteteve të mëdha, por me një kosto të lartë prej 2.5 milionë paund. Amphi-X është krahasuar me një amfib për shkak se  mund të futet nën ujë dhe të lëvizë lehtësisht përmes tij. Kjo makinë premton të japë më të mirën nga të dy botët: duke ofruar performancën më të mirë si në rrugë edhe në ujë. Krijuesit e makinës thonë se automjeti futuristik është frymëzuar nga makinat premium të rrugës duke përfshirë Bugatti Veyron që kushton 2.6 milionë dollarë dhe Lamborghini Aventador, të preferuarat e shoferëve më të pasur në botë.

 

Por ndryshe nga Veyron, Amphi-X gjithashtu ka për qëllim arritjen e shpejtësisë së lartë jo vetëm në rrugë por dhe në ujë. Rrotat e makinës do të tërhiqen sapo ajo të futet në ujë ku dhe do të drejtohet më pas nga një sistem shtytës me fuqi të lartë të ngjashme me një jetski. Amphi-X është ndërtuar për të mbajtur deri në katër persona dhe është bërë nga fibra karboni dhe alumini. Koncepti është ideja e Bei Chen Nan, i cili e projektoi makinën si pjesë e projektit të tij të dizajnit industrial. 

 

Z. Nan tha:"Madhësia dhe përmasat e automjetit u frymëzuan nga makina sportive ekzotike, Lamborghini Aventador ose Bugatti Veyron, për t'i dhënë asaj estetikën e një super makine. Mundësuar nga një bateri litium-ajër, pjesa e sipërme e automjetit do të bëhej gjithashtu nga një xham i veçantë me panel diellor, i cili do të mundësojë karikimin e baterisë edhe gjatë lëvizjes. Amphi-X do të ishte në gjendje të udhëtonte mbi çdo terren, si dhe të lëvizte në çdo drejtim, që do të thotë se parkimi paralel mund të mbetet në të kaluarën.

"Amphi-X është projektuar kryesisht për tregun e pasur në Dubai. Z. Nan thotë se ai ishte ndikuar për dizajnin edhe nga fakti që qytetet më të mëdha në botë kanë një grup të papërdorur të rrugëve ujore që kalojnë nëpër të.


Më të lexuarat