Një firmë Ruse reklamash po planifikon të përdorë me qindra satelitë të vegjël në orbitë, të cilët do të bëjnë të mundur shfaqjen e reklamave në qiell gjatë natës.
Projekti ambicioz i marketingut do të mund të shfaqe slogane dhe logo të ndryshme të ndriçueshme, në distanca rreth 480 kilometra mbi njerëzit që po targeton.
StartRocket është një kompani e re e cila po shpreson të përdorë Cubesats, satelitë me madhësi të vogël në orbitën e ulët të Tokës dhe rregullimin e tyre në një mënyrë të veçantë në bazë të kërkesave të konsumatorit që paguan.Ata do të reflektojnë dritën e marrë nga dielli mbrapsht drejt sipërfaqes së Tokës dhe prandaj do të jenë funksionale vetëm kur drita gjendet në afërsi të Tokës, por jo në sipërfaqe, pra në agim dhe në muzg.
Çdo satelit do të kishte një lundër të madhe reflektive që do të vepronte si një pikselvetëm brenda ekranit. Jo gjithkush është i kënaqur me planet, ku mbi të gjitha kritikët vënë në dukje problemin e ndotjes së dritës që skema do të gjenerojë. Kjo mund të kërcënojë edhe kërkimet astronomike në terren, është pohuar. StartRocket vlerëson se reklama do të masë sipërfaqen e rreth 50 kilometra katrorë. Reklama do të jetë e dukshme për rreth 6 minuta në vetëm një herë dhe ajo mund të vazhdojë të shfaqet deri në tre apo katër herë në ditë.
Ne jemi të sunduar nga eventet dhe markat, si Super Bowl, Coca Cola, Brexit, the Olympics, Mercedes, FIFA, Supreme u shpreh lideri i projektitVlad Sitnikov. Ekonomia sipas tij është sistemi i gjakut të shoqërisë. Ne do të jetojmë në hapësirë dhe njerëzimi do të fillojë gjithashtu të përhapë kulturën e tij në të.Nismat më profesionale dhe më të afta do ta bëjnë atë më të mirë për të gjithë. Teoria ka shkaktuar një tronditje të rëndësishëm në shoqërinë astronomike, ku shumë janë të indinjuar nga perspektiva e reklamave në hapësirë.
Ky është një kërcënim i aftësisë për të bërë kërkime astronomike nga Toka, u shpreh një nga astronautët e International Dark Sky Association."Secila prej këtyre lëvizjeve të dritës në qiell natën është diçka që mund të ndërhyjë në aftësinë tonë për të mbledhur fotone nga burime astronomike". Argëtimi hapësinor, siç po quhet, është një fushë në zhvillim me shumë individë dhe kompani që kërkojnë të përdorin hapësirën për fitim.