×
Secondary Adv

Krijohet roboti per paketimin e porosive online

Share on Google+

Shkencëtarët kanë krijuar sistemin që lejon robotët me krahë të shumëfishtë të analizojnë dhe të vendosin me shpejtësi se cilat duar do përdorin për të kapur një objekt. 

 

Shpikja e fundit mund të ndihmojë në përshpejtimin e proçesit të paketimit dhe përpunimit në magazinat e firmave që merren me shitjet online. Sipas krijuesve të robotit dhe sistemit, ai është i aftë që dy urdhra të ndara të mund ti përpunojë në mënyrë efikase në të njëjtën kohë. 

 

Inxhinierët nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, krijuan një algoritëm të ri për mësimin e makinerive që mund t'u mësojë robotëve të kapin dhe mbajnë sende. Robotët janë pajisur me shumë krahë që përfshijnë pistona thithës si dhe mjete kapëse, ku ata janë të aftë të vendosin kë të përdorin në varësi të objektit. Roboti atëherë llogarit probabilitetin e secilit lloj mjeti kapës përmes të cilit arrin tek objekti i caktuar që kërkon të marrë.  

Studiuesit thanë se robotët e tyre arritën një normë sigurie prej 95 përqind dhe kjo lejon robotët të veprojnë shpejt në një reagim të menjëhershëm dhe të saktë. Dr. Jeff Mahler, autori kryesor i hulumtimit dhe një studiues i doktoraturës në universitet, tha: "Çdo kapje e vetme nuk mund të trajtojë të gjitha objektet". Ndërsa kompanitë e-commerce bëhen gjithnjë e më të varura nga makineritë për të përballuar kërkesat në rritje, robotika mund të luajë rol të rëndësishëm në qendrat e magazinimit në të ardhmen. 

 

Profesor Ken Goldberg, i cili punon në Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Industriale, tha: "Kur jeni në një qendër magazinimi në të cilën mbahen dhe përgatiten pakot për shpërndarjen, objektet ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme." Ne kemi nevojë për një shumëllojshmëri të mjeteve kapëse për të trajtuar një shumëllojshmëri të objekteve.  

 

Për këtë arsye një sistem i tillë por edhe robotë të këtij lloji do të përdoren gjerësisht në sektorë të tillë, për të sjellë efektivitet më të lartë, lidhur me cilësinë dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimit. 


Më të lexuarat