×
Secondary Adv

Krijohet sistemi qe gjurmon ne kohe reale avionet

Share on Google+

Është arritur të krijohet me sukses një sistem satelitor i cili do të jetë në gjendje të gjurmojë të gjitha lëvizjet e avionëve, për të shmangur rastet e zhdukjeve të tyre.    

 

Rrjeti i ri i dislokuar do të lejonte që të gjitha avionët të gjurmoheshin në kohë reale dhe t'u jepnin kontrollorëve të trafikut ajror vizualizimet se ku janë në çdo kohë. Nëse një sistem i tillë do të kishte ekzistuar më parë mund t'i jepte fund mistereve tragjike të aviacionit si avioni i humbur MH370, i cili u zhduk në mars të 2014 me 239 njerëz në bord. 

 

Projekti i fundit, i njohur si Iridium NEXT, ka dërguar 10 satelitët e tij më të fundit në hapësirë ​​të premten e kaluar duke përdorur një raketë Space X Falcon 9. Një rrjet prej 75 satelitësh po orbiten rreth Tokës dhe mund të gjurmojë të gjithë avionët në kohë reale duke filluar nga viti 2020, kohë që mendohet të vihet në punë sistemi. Sistemi i ri do t'i japë kontrollorëve të trafikut ajror dhe linjave ajrore vëzhgimin në kohë reale të avionëve përreth gjithë planetit për herë të parë ndonjëherë. Kompania amerikane Iridium e ka quajtur rrjetin "rrjetin e vetëm të komunikimit me mbulimin nga poli në pol të të gjithë planetit". 

 

Aktualisht, avionët gjurmohen nga radarët nëpërmjet një sistemi terren të kontrollit të trafikut ajror që mbështetet në një transmetim nga kutia e zezë në kabinën e pilotit të dërguar çdo 10 deri në 15 minuta. Në rastin e fluturimit malajzian MH370, kutia e zezë nuk është gjetur kurrë, pjesërisht për shkak se askush nuk është i sigurt se ku ka rënë aeroplani. Rasti i avionit të Azisë nuk është i pazakontë. Sipas kompanisë së survejimit të trafikut ajror që i përket Iridiumit, 70% e hapësirës ajrore të botës nuk ka mbikëqyrje.

 

"Avionët fluturojnë mbi oqeanet dhe raportojnë pozicionet e tyre në kontrollin e trafikut ajror çdo 10 deri në 15 minuta, dhe në mes atyre periudhave, askush nuk e di se ku janë". Për më tepër, gjurmimi i tyre është gjithashtu i kufizuar në pjesë të planetit. CEO i Iridium u shpreh se pavarësisht se çfarë kompikacioni mund të ndodhë me një avion, ne do të dimë brenda pak sekondave se ku ndodhet ai.


Më të lexuarat