Samsung ka njoftuar datën 20 Shkurt për prezantimin e pajisjeve të reja, por disa foto kanë zbuluar paraprakisht ekzistencën e tre modeleve Galaxy S10.
Detaje rreth modeleve të ndryshme të S10 kanë qarkulluar që nga vera e kaluar, por fotot e fundit që qarkullojnë vetëm pak ditë përpara eventit të prezantimit, tregojnë shumë qartë detaje të dizajnit të tyre.
Janë tre modele në total të cilat do të prezantohen në shfaqje së bashku me telefonin që paloset, risia më e fundit e kompanisë. Të dhënat vijnë nga një burim i cili njihet edhe më parë për zbulimin e të dhënave të pajisjeve të fundit përpara prezantimit të tyre nga vetë kompania. Edhe pse nuk mund të shihet shumë vetëm nga fotot e zbuluara, ato vërehen se kanë përmasa të ndryshme të ekranit. S10E që ndodhet në të majtë është modeli më i lirë nga të tre smartphonët që do prezantohen në 20 Shkurt.
Nëse shikoni nga afër foton, mund të shihni kamerën me dy lente të montuar në pjesën e pasme, si dhe një kamerë me një lente të përparme. Modeli S10, në mes, gjithashtu ka një lente të vetme të përparme, megjithëse kamera e saj e pasme vërehet të ketë tre lente. Së fundmi, S10 + përmban tre lente në anën e pasme, si dhe një konfigurim me dy lente përpara. Gjithashtu duket sikur sensori i ri fingerprint i telefonave Galaxy do të ndërtohet në ekranin kryesor të smartfonëve.
Tipari i vetëm në pjesën e pasme të pajisjeve në fotot e zbuluara është numri i kamerave. Ne po shohim një konfigurim krejtësisht të ndryshëm këtu krahasuar me modelet e tjera të mëparshme të smartphonëve të Samsung dhe modeleve Galaxy. Por detajet e tjera lidhur me pajisjen do të zbulohen pas disa ditësh.Eventi Samsung Unpacked do të ndodhë pikërisht pas një muaji, më 20 shkurt.