×
Secondary Adv

Ne Japoni do te ndertohet hoteli i pare me staf robotesh!

Share on Google+

Një hotel në Japoni, i cili do të hapet në korrik, do të ketë personel vetëm robotë. Emri i hotel është Henn-Na Hotel, që përkthehet në shqip “hotel i cuditshëm.” Henn-Na do të ndërtohet në kopshtin e Huis Ten Bosch, një qendër argëtimi në Japoni, dhe do të ketë fillimisht tre robotë të ngjashëm me qeniet njerëzore që do të punojnë si recepsionistë. Pronarët e hotelit shpresojnë që 90% e stafit të jenë robotë.

 


Ajo gjë që e bën atë të dallueshem është fakti se është inspiruar tërësisht nga Hollanda, edhe në arkitekturat individuale të ndërtesave! Ndërsa aspektet inovative të hotelit fillojnë nga personeli. Në vend të njerëzve, ata që do t’i presin klientet do të jenë robotë. Padyshim që robotët në fjalë do të kenë edhe një aspekt “human”; saktësisht bëhet fjalë për vajza të bukura japoneze.

 


Përveç atyre, do të jenë të pranishëm edhe robotë postierë dhe shumë të tjerë të përcaktuar për funksione të ndryshme, si për shembull për fshirjen e pluhurave. Këto vajza të kompjuterizuara do të jenë në gjendje që të flasin, të qeshin, të gjestikulojnë, të lëvizin madje edhe sytë dhe të flasin shumë gjuhë (koreanisht, kinezçe, japonisht dhe anglisht).

 


Përveç kësaj, për të hapur dyert nuk do të ketë çelësa. Nese klientet do të duan, mund të përdorin sistemin e njohjes së kompjuterizuar të fytyrës. Mund të duket e çuditshme, por këto teknologji të avancuara do të jenë në favor të klienteve, të cilët mund të kursejnë sasi të mëdha parash. Në parkun në fjalë do të ketë edhe hotele të tjera, absolutisht të kushtueshme!

 


Çmimi bazë i një dhome në hotelin He-na është rreth 50 euro në nate. Një çmim i ulët falë teknologjive moderne dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme, të cilat lejojnë kursim parash dhe energjish.

 


Robotët janë projektuar nga Universiteti i Osakës, ndërsa janë prodhuar nga Kokoro, agjencia e cila ka prodhuar Hello Kitty. Menaxheret e hotelit nuk e përjashtojnë mundësinë që një ditë robotët mund të prishen nga vetë njerezit që do të kenë të bëjnë me ta, por ndërkohë e lançojnë projektin ashtu siç e kanë prezantuar. Dhe nese një dite do të punësohen nga qeniet njerëzore, numri i tyre sigurisht do të jetë ende i vogël!


Më të lexuarat