×
Secondary Adv

Ne te ardhmen robotet do punojne krah njerezve

Share on Google+

Frika se robotët do zëvendësojnë punën e njeriut bie poshtë duke qënë se një numër i madh punëdhënësish planifikojnë të rrisin numrin e punonjësve në të ardhmen. 

 

Një raport i fundit rreth një çështje të tillë që ka ngritur shumë shqetësime dhe polemika nga ana e të punësuarve të cilët i druhen zëvendësimit nga robotë, arriti në përfundimet se 69 përqind e kompanive planifikojnë të rrisin numrin e të punësuarve njerëz. 

 

Raporti i "Humans Wanted: Robots You Need" anketoi 19,000 punëdhënës në 44 vende dhe gjetën se 69 për qind e firmave planifikonin të ruanin madhësinë e fuqisë punëtore ndërsa 18 përqind dëshironin të punësonin më shumë njerëz si rezultat i automatizimit. Ky ishte rezultati më i lartë në tre vjet. Në raport gjithashtu thuhej se 24 për qind e firmave që do të investojnë në automatizimin dhe teknologjitë digjitale gjatë dy viteve të ardhshme planifikojnë të shtojnë vende pune krahasuar me 18 për qind të atyre që nuk janë automatizuar. 

 

Vetëm 9 për qind e punëdhënësve në anketën vjetore thanë se automatizimi do të çonte direkt në humbje të vendeve të punës, ndërsa 4 për qind nuk e dinin se cili do të ishte ndikimi. "Gjithnjë e më shumë robotë janë duke u shtuar në fuqinë punëtore, por  edhe numri i njerëzve gjithashtu," tha Jonas Prizing, CEO i ManpowerGroup. 'Teknologjia është këtu për të qëndruar dhe është përgjegjësia jonë si udhëheqës që të bëhemi Udhëheqësit kryesorë të të mësuarit dhe të punojmë në mënyrën se si ne i integrojmë njerëzit me makineritë'.

 

Më shumë se 3 milionë robotë industrialë do të përdoren në fabrika në mbarë botën deri në vitin 2020, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës. Hulumtimi i Manpower zbuloi se 84 për qind e firmave planifikuan të ndihmonin punëtorët e tyre të mësojnë aftësi të reja deri në vitin 2020, krahasuar me vetëm 21 për qind në 2011. Në Gjermani, ku papunësia është në një nivel të ulët, mungesa e talenteve ishte shqetësimi më i madh i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që shkonin në 2019, sipas një sondazhi të shoqatës BVMW Mittelstand. 

 

Në industrinë përpunuese dhe prodhim, ku robotët industrialë po bëjnë gjithnjë e më shumë detyra rutinë, firmat presin të punësojnë më shumë njerëz në pozicionet e marëdhënieve me konsumatorët që kërkojnë aftësi të tilla si komunikimi, lidershipi, negocimi dhe përshtatshmëria. Punëdhënësit në Singapor, Kosta Rika, Guatemala dhe Afrika e Jugut pritet të shtojnë më shumë stafin, ndërkohë që firmat në Bullgari, Hungari, Çeki, Norvegji, Sllovaki dhe Rumani parashikuan një rënie të numrit të përgjithshëm.


Më të lexuarat