Secondary Adv

Furrat RATIONAL Self Cooking Center - Asistenti besnik per kuzhinen tuaj

Share on Google+


Rational Self Cooking është zgjidhja më e fundit e teknologjisë për kuzhinat profesionale. Firma e mirënjohur gjermane RATIONAL bën prezantimin e furrave të pjekjes dhe të gjitha llojeve të saj.

 

Mari shpk, e vetmja kompani e cila sjell ekskluzivitetin e kësaj furre dhe në Shqipëri, duke ia ofruar atë cdo individi dhe stafi kuzhinierësh të cilët kanë pasion gatimin dhe dëshirojnë ta servirin atë plot shije.

 

Self CookingCenter

Ndihmësi i besueshëm profesional i kuzhinës. Ju mund të gatuani, të piqni, të zjeni ose të realizoni shije në cdo ushqim, të gjitha brenda një hapësire më të vogël se rreth 1 m². Mishi, peshku, shpendët, perimet, vezët, ushqimet e pjekura, embelsirat etj,  ju mund t`i bëni të gjitha duke gatuar për disa minuta.
Kjo furrë zvogëlon ngarkesën e punës në ekipet e kuzhinës, gatuan shpejt, është e lehtë për t'u përdorur, jep kualitetin e ushqimit sic duhet dhe madje ju kursen kohë, para dhe energji në secilin proces që e përdorni.  Ajo rrëmben të gjithë monitorimin dhe kontrollin e punës nga duart tuaja. Rregullon cilësimet e temperaturës, lagështisë dhe kohës së gatimit. Monitoron pjekjen e ushqimit dhe shkallën e gatimit dhe madje ju kursen mundin për enët që ju duhen për ushqimet e skuqura.

 

iCookingControl

Zgjidhni proceset që dëshironi. Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të prodhuar cilësinë e ushqimit që dëshironi. Nëse jeni duke gatuar mish, peshk apo perime SelfCookingCenter® do t'i gatuajë ato butësisht  pikërisht ashtu siç ju dëshironi. Ju specifikoni rezultatet që dëshironi, dhe SelfCookingCenter® i praktikon ato. Kjo furrë vlerësohet për inteligjencën unike të gatimit nga sistemi i iCookingControl®.

iCookingControl® gjithashtu përdor sensorë për të zbuluar sasinë dhe gjendjen e ushqimeve tuaja, si dhe madhësinë e ngarkesës dhe kohës së gatimit. Rational Self Cooking merr çdo vendim në vendosjen e temperaturës, klimën e gatimit në kabinet dhe kohën e gatimit automatikisht. Ekrani ju informon për çdo spicifikë dhe proces. Ju do të dini saktësisht se çfarë po ndodh dhe gjithmonë do të keni dijeni në çdo etapë të gatimit. Ekrani i Rational Self Cooking ju specifikon rezultatin e dëshiruar. SelfCookingCenter® zbaton idetë tuaja me besueshmëri. Me iCC® Kokpit, ju gjithmonë do të dini saktësisht se çfarë po bën sistemi i gatimit. Monitor iCC® tregon se cilat parametra po aplikohen.

Gatuaj me ne! Përjetoni eksperiencën tuaj me RATIONAL live. Zbuloni trendet dhe teknikat e reja. Mësoni se si mund të punoni në mënyrë më efikase duke rritur cilësinë e ushqimit dhe madje duke fituar kohë dhe më shumë siguri në produktet tuaja.

 

Kontakte

Cel:+355 69 20 45 909

Tel:+355 5 22 36 688

E-mail: salesdurres@mari.al

Adresa Tirane: Rruga Reshit Petrela , Kompleksi Usluga Tirane (AL)


Më të lexuarat