×
Secondary Adv

Europa planifikon te krijoje bazen e pare ne Hene

Share on Google+

Agjencia hapesinore europiane po punon që brenda vitit 2025 të krijojë bazën e parë në Hënë dhe të gërmojë për materiale në sipërfaqen e saj.

  

Agjencia hapësinore Europiane ka zbuluar marrëveshjen e bërë me  prodhuesin e raketave ArianeGroup, për të zhvilluar planet për një bazë në Hënë e cila mund të përdoret për të gërmuar materiale nga sipërfaqja e saj.

Projekti do të analizojë mundësinë e të shkuarit në Hënë para 2025 dhe mund të shkaktojë një garë të re hapësinore ndërsa vendet nxitojnë për të shfrytëzuar burimet hënore. Ndërsa ESA dhe agjencitë e tjera përgatiten për të dërguar njerëzit në Hënë, teknologjitë që përdorin materialet në dispozicion në hapësirë shihen si çelësi i qëndrueshmërisë së njerëzimit në Mars dhe më gjerë në Sistemin Diellor", tha agjencia hapësinore. 'Në afat më të gjatë, burimet në hapësirë ​​mund të përdoren edhe në Tokë'. 

"Regolith është një mineral nga i cili është e mundur nxjerrja e ujit dhe oksigjenit, duke bërë të mundur parashikimin e një pranie të pavarur njerëzore në Hënë, të aftë për të prodhuar karburantin e nevojshëm për misionet eksploruese më të largëta, thotë ESA. Përdorimi i resurseve hapësinore mund të jetë çelësi i eksplorimit hënor të qëndrueshëm dhe ky studim është pjesë e planit gjithëpërfshirës të ESA-s për ta bërë Evropën një partner në eksplorimin global në dekadën e ardhshme. 

Agjensia hapësinore planifikon të punojë me nëntë firma private, duke filluar nga startupet e vogla tek gjigantët si Lockheed Martin, për të zhvilluar landers robotikë dhe sisteme për të minuar burimet natyrore në hënë Ariane shpreson që Ariane 64, do të mundësonte mbajtjen e pajisjeve të nevojshme për uljen e Hënës. Një objekt i ri në Qendrën Astronaute të ESA-s në Këln, shpejti do të shërbejë si një mjedis analog tre-pjesë i hënës në Tokë. 

 

Atje, shkencëtarët do të simulojnë tokën hënore dhe habitatin e hënës, të mundësuar nga sisteme që një ditë mund të përdoren për të mbështetur një bazë të vërtetë në hënë. Objekti i ri do të njihet si Luna dhe do të marrë rreth 1.000 metra katrorë në Qendrën Astronaute. Kjo do të hapë rrugën për eksplorime të ardhshme në sipërfaqen e hënës, të cilën agjensi të shumta anembanë botës po punojnë tani për të arritur.  

 

Pasi misioni të përfundojë, astronautët do të jetojnë dhe punojnë atje, në një hapësirë ​​afërsisht sa madhësia e një kontenieri të anijeve. Agjensia hapësinore aktualisht po shqyrton energjinë diellore si mënyra më e qëndrueshme për të mundësuar operacionet në Hënë.


Më të lexuarat