Xiaomi prezanton telefonin me dizajn unik qe paloset
Xiaomi ka prezantuar modelin e tij më të ri përmes një videoje dhe është pikërisht një smartphone që paloset.
Themeluesi i kësaj kompanie ka postuar së fundmi një video shumë të shkurtër, në të cilën bëhet një prezantim i modelit më të fundit që është telefoni që paloset, duke dhënë edhe detaje të modelit dhe funksionimit të tij.
Smartphoni ashtu siç duket edhe nga pamjet e videos, arrin të paloset dy herë, pra nga një ekran i madhe tablet, ai shndërrohet në tre të tilla, një në mes dhe dy që përthyhen anash teksa paloset telefoni. Të dy anët e telefonit mund të palosen pra dhe të përkulen pas, duke lënë një ekran më të zvogëluar në mes. Ndryshe nga telefonat e tjerë që palosen, të prezantuar më parë apo bazuar mbi ato fjalë që qarkullojnë për pajisjet, ky model i krijuar nga Xiaomi rezulton të jetë shumë herë më praktik në përdorim.
Xiaomi gjithashtu nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij modeli unik të telefonit, por ajo çfarë shohim nga pamjet paraprake premton shumë për pajisjen inovative të kësaj kompanie. Xiaomi duket se ka përshtatur softuerin MIUI për telefonin e palosshëm dhe në video gjithashtushihet funksionaliteti dhe përdorimi i telefonit në të dyja rastet si edhe në versionin tablet por edhe në atë të palosshëm.
Telefoni i palosshëm i Xiaomi u zbulua pak kohë më parë dhe është krijuar për të konkuruar kundër pajisjeve të tjera të këtij lloji si telefoni që paloset i Samsung i cili mendohet se do prezantohet në eventin e kompanisë në muajin shkurt, si dhe telefoni që paloset i kompanisë kineze Royole, që tashmë ka dalë në shitje.
Huawei gjithashtu mësohet se po planifikon të hedhë në treg një pajisje të palosshme, si dhe Lenovo që ka dhënë detaje se po punonte në telefonat që palosen. Ende nuk dihet se kur do bëhet një prezantim i plotë i pajisjes por ka shumë gjasa të ndodhë shumë shpejt.