×
Secondary Adv

Galaxy S10 do te jete telefoni me i kushtueshem i kompanise Samsung

Share on Google+

Modeli më i ri i smartphonit që pritet të prezantohet nga Samsung, Galaxy S10, mendohet se do të jetë telefoni më i kushtueshëm i prodhuar nga kompania.    

 

Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga kjo kompani, mendohet se Galaxy S10 do të ketë një çmim që mund të konsiderohet si më i larti ndër pajisjet smartphone të krijuara deri më tani nga kjo kompani. 

Kompania mendohet se ka vendosur një çmim prej 1,400 paund për pajisjen e re që pritet të prezantohet në Shkurt në eventin e kompanisë. Një version më i lorë gjithashtu do të jetë në shitje, i njohur si versioni Lite ose Galaxy S10 Lite, i cili mendohet se do të ketë një çmim afërsisht prej 700 paund, duke konkuruar kështu edhe iPhone XR. S10 do të ketë një memorje prej 512 GB si dhe 6 ose 8 GB RAM, si dhe do të ketë një çmim që varion nga rreth 820 paund në 1,040 paund. 

 

Galaxy S10 plus do të ketë një çmim prej rreth 930 dhe 1,400 paund. Gjithashtu bëhet me dije se versioni Lite do të ketë shumicën e karakteristikave dhe një sasi të ngjashme RAM dhe memorje. Detaje të tjera të këtij versioni janë edhe fakti që mund të përmbajë 128 GB memorie dhe 6GB RAM. Një version tjetër që përflitet përfshin 12 GB RAM dhe 1TB hapësirë të brendshme ruajtëse. Ky model do të kushtojë 1.400 paund. 

 

Këto telefona kanë më shumë RAM se sa shumica e laptopëve kanë të nevojshme. RAM është ajo që përdoret nga një pajisje kur veprojnë aplikacione ose procese, dhe hapësira e brendshme ruajtëse është vendi ku ato qëndrojnë. Gjithçka mbetet për tu parë në eventin e Samsung ku përveç Galaxy S10 do të prezantohet edhe teledoni që paloset.


Më të lexuarat