×
Secondary Adv

Amazon prezanton robotin Scout qe dorezon pako

Share on Google+

Amazon ka prezantuar ditën e djeshme flotën e saj të robotëve autonomë me 6 rrota të cilët shërbejnë për të shpërndarë porositë e klientëve nëpër shtëpia.   

 

Robotët të quajtur Scout janë robotë në formë katërore në ngjyrë blu, të cilët lëvizin përreth për të shpërndarë pako për klientët e Amazon përmes 6 rrotave në të cilat qëndrojnë. Këta robotë janë të fuqizuar nga bateritë dhe me ndihmën e tyre ato lëvizin në mënyrë autonome përmes një sistemi orientues. 

 

Dhe banorët e qytetit ose të periferive nuk duhet të shqetësohen për robotët Scout pasi kompania shprehet se ata lëvizin qetësisht përgjatë trotuarit në një shpejtësi sa hapat e ecjes së njeriut. Duket se ka një kapak në krye të çdo pajisjeje që përdoruesit mund ta ngrenë lart për ta hapur në mënyrë që të marrin pakon e tyre. 

Është e paqartë se si robotët e verifikojnë identitetin e përdoruesit, por robotë të tjerë të shpërndarjes së pavarur, siç është robot i shpërndarjes së ushqimeve të Postmates, kërkon që përdoruesit të futin një kod në ekranin me prekje që gjendet në të, përpara se të mund ta marrin porosinë e tyre. Tani për tani robotët Scout do të shpërndajnë pako nga e hëna deri në të premte gjatë ditës u tha në një post nga kompania. 

Pajisja robotike transportuese do të ndjekë në mënyrë autonome rrugën drejt destinacionit të dorëzimit të pakos por që sipas tyre në fazat e para do shoqërohet nga një punonjës i Amazon. "Ne kemi zhvilluar Amazon Scout në laboratorin tonë të kërkimit dhe zhvillimit në Seattle, duke siguruar që pajisjet të mund të lëvizin në mënyrë të sigurtë dhe efikase për kafshët, këmbësorët dhe çdo gjë tjetër në rrugën e tyre".  

Përveç Scout, Amazon gjithashtu thuhet se po zhvillon dronët e shpërndarjes, të cilat gjithashtu mund të revolucionarizojnë pjesën e fundit të procesit të shpërndarjes përmes ajrit. Megjithatë Amazon nuk është i vetmi gjigand i teknologjisë që po zhvillon dronët dhe robotët e shpërndarjes së porosive. 

 

Postmates zbuloi robotin e saj 'Serve' dhjetorin e kaluar, i cili është menduar të shërbejë për shpërndarjen e ushqimeve, mund të mbajë një ngarkesë deri në 50lbs dhe mund të udhëtojë deri në 30 milje në një karikim të vetëm. 


Më të lexuarat