×
Secondary Adv

Dell krijon monitorin qe zevendeson tabelen e zeze

Share on Google+

Dell ka prezantuar monitorin e tij më të ri 4K që ka një ekran 75 inch me prekje, i cili është idejuar për të shërbyer si një tabelë e zezë në shkolla në të ardhmen.  

 

Në të ardhmen Dell mendon se monitori 4K i sapo prezantuar nga kompania, të shërbejë në institucionet e edukimit, pra në shkolla dhe universitete në formën e tabelës së zezë.

 

Dell Interactive Touch Monitor, ose monitori interaktiv me prekje nga Dell është dizenjuar për punë në grup pra për të zhvilluar mbledhje por edhe për mësimin interaktiv. Ekrani suporton deri në 20 pika prekjeje, në mënyrë që shumë përdorues mund të punojnë së bashku në një ekran të vetëm, duke përdorur duart e tyre apo lapsat e tabelës. Pra sipas pikpamjes së vetë kompanisë, monitori arrin të kryejë funksionin e tabelës së zezë, me të njëjtat karakteristika, por me një pamje në rezolucion 4K, duke sjellë teknologjinë edhe në fushën e edukimit.

Është një ide e ngjashme me Surface Hub të Microsoft ose Jamboard të Google, megjithëse me një fokus më të madh në edukim, duke sjellë risi në këtë fushë. Ekrani gjithashtu ka një karakteristikë "Dell Screen Drop", i cili Dell pohon se është funksioni i parë i aksesit në botë që përmirëson arritshmërinë për përdoruesit që punojnë nga lartësitë e ndryshme. Me fjalë të tjera, përdoruesit mund të përdorin butonat në anën e ekranit për të kaluar lehtësisht tre cilësime të ndryshme lartësie.

 

Dell 75 4K Interactive Touch Monitor do të jetë në dispozicion për blerje nga përdoruesit më 30 prill për 5,999,99 dollarë dhe vjen me dy lapsa për tabelë për opsionin e të shkruarit me të. Ky monitor do të revolucionarizojë format e edukimit në shkolla dhe ofrimin e aksesit në teknologji dhe cilësi edhe në këtë sektor. 


Më të lexuarat