×
Secondary Adv

Jaguar krijon makinen qe projekton levizjet ne rruge

Share on Google+

Një nga shqetësimet më të mëdha lidhur me makinat autonome është se veprimet e tyre do jenë të vështira për t'u parashikuar nga këmbësorët dhe automjetet e tjera.  

 

Por për këtë arsye Jaguar Land Rover ka zhvilluar një sistem i cili njofton të gjithë kalimtarët apo mjetet e tjera, se cilat do të jenë veprimet e rradhës së makinës vetëdrejtuese. Sistemi arrin të tregojë se cilin drejtim do të marrë makina duke e bërë më të lehtë për këmbësorët apo automjetet e tjera.  

 

Falë sistemit makina projekton drejtimin e saj në rrugë në pjesën e përparme të saj, gjë e cila sipas prodhuesit do t'i ndihmojë njerëzit të zhvillojnë një nivel besimi në teknologjinë autonome. Jaguar ka punuar edhe më herët në projekte rreth sigurisë së këtyre automjeteve, duke projektuar zhurma tipike për tu bërë të dallueshëm nga të verbërit. Projekti i fundit është zhvillimi i këtij sistemi i cili projekton një varietet vijash dhe shiritash në rrugë për të bërë me dije për këmbësorët lëvizjen e rradhës dhe drejtimin e automjetit.

Në momentin kur makina përgatitet të frenojë hapësirat mes vijave ngushtohen deri në ndalesën përfundimtare, e ndërsa kur do të rrisë shpejtësinë, hapësira midis vijave shtohet. E njëjta gjë ndodh edhe kur makina vetëdrejtuese dëshiron të kthehet, duke projektuar vija të kthyera në krahun respektiv ku do kalojë. Zhvilluesit e sistemit inovativ u shprehën se testet kanë të bëjnë me kuptimin se sa informacion duhet të ndajë një makinë vetë drejtuese me një këmbësor për të fituar besimin e tyre. 

 

Ashtu si çdo teknologji e re, njerëzit duhet të mësojnë t'i besojnë dhe kur bëhet fjalë për automjete autonome, këmbësorët duhet të kenë besim se mund të kalojnë në rrugë të sigurt. "Ky hulumtim pionier është duke formuar bazën e zhvillimit të vazhdueshëm në mënyrën se si makinat vetë drejtuese do të bashkëveprojnë me njerëzit në të ardhmen". 


Më të lexuarat