Shkencëtarët paralajmërojnë se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë pritet të pësojnë një nga rritjet më të mëdha në më shumë se 6 dekada gjatë këtij viti.
Shtimi i gazit serrë mund të rritet, sepse ndryshimi i motit në Paqësor mund të zvogëlojë aftësinë e gropave natyrore siç janë pyjet apo kullotat për të thithur karbon të tepërt.
Kombinuar me emetimet në rritje nga aktiviteti njerëzor, siç është djegia e lëndëve djegëse fosile, kjo do të thotë se ekspertët parashikojnë një nga rritjet më të mëdha të dioksidit atmosferik të karbonit në 62 vitet e matjeve. Prej vitesh flitet për dukurinë e ngrohjes globale por edhe ndikimit të ndotjes në natyrë dhe në mjedis, shkaktarët e të cilave shumë shpesh janë vetë njerëzit.
Ndotja që ne i shkaktojmë mjedisit përmes lëndëve djegëse është gjithnjë e më e lartë, ashtu si edhe vetë rreziku që vjen prej saj.Modelet e motit të lidhura me luhatjet në temperaturat e Oqeanit Paqësor ndikojnë në thithjen e karbonit nga bimët. Paqësori tropikal pritet të jetë më i ngrohtë këtë vit, që do të thotë që shumë rajone bëhen më të thata dhe kjo kufizon rritjen e bimëve.
Profesor Richard Betts, një prej studiuesve, tha: Ne presim që gropat e karbonit të jenë relativisht të dobëta, kështu që ndikimi i emisioneve të shkaktuara nga njeriu do të jetë në vlera relativisht të larta.