
10 pajsije te reja teknologjike qe ju duhen!
Në të ardhmen, njerëzit do të rikujtojnë kohën kur ata kanë parë filma në ekranë të mëdha po në televiziorin e dhomës së gjumit. E besoni apo jo ne jemi në mes të një revolucioni teknologjik!
Nanogrimcat mund të jenë së shpejti celsi i diagnostikimit të shumë sëmundjeve. Makinat mund të ndërtojnë vetëveten. Dhe kufjet virtuale mund të zëvendësojë televizionet! Disa studio filmi aktualisht kanë filluar të përgatiten për ndryshimin e realitetit me dizajnimin e filmave në 360 gradë të përshtatshme për kufje virtuale.
Këto përparime të teknologjisë së lartë, megjithatë, janë jo vetëm për korporatat e pasura por edhe për ti shijuar nga konsumatorët. Shumë kompani janë duke krijuar pajisje inovative për konsumatorët e përditshëm. Mëposhtë do të shikoni 10 pajisje të ndërtuara për ta bërë jetën e konsumatorëve më të lehtë apo ndoshta, vetëm për ti ndihmuar pak!
1.Microsoft HoloLens
Deri para pak kohësh, hologramet i përkisnin kryesisht botës së filmave fantashkencorë dhe Iron Man-it. Ndërkohë që Microsoft shpreson ta ndryshojë këtë me HoloLens Microsoft, të cilën e zbuloi në janar të këtij viti. Përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë dhe të ndërveprojnë personalisht në mënyrë dixhitale me holograme, duke veshur vetëm syzet HoloLens. Nëse përdoruesit duan veçanërisht të printojnë një objekt holografik që ata kanë ndërtuar, tashmë mund të sjellin atë nga bota dixhitale në atë fizike me anë të HoloStudio-s, me printim 3D. Dhe, në mesin e karakteristikave të tjera, mbajtësit e HoloLens do të jenë në gjendje që të transportojnë veten e tyre në një vend tjetër, vetëm nëpërmjet mëndjes.
2. Unaza (Ring)
Teknologjia e lëvizjes po fiton terren duke krijuar një treg për produkte si “Unaza Logbar”. Unaza, ndoshta nuk mund të sundojë të gjitha pajisjet, por në të vërtetë ajo mund të sundojë aparatin tuaj, muzikën si dhe llogaritë në media sociale. Kjo pajisje e vogël është pak më e madhe se sa një unazë tipike, dhe përdor teknologjinë e bluetooth-it për të përfunduar një numër komandash vetëm me një lëvizje të lehtë të gishtit mbajtës.
Unaza është paraprogramuar t'i përgjigjet gjesteve, të tilla si duke vizatuar një gjest në ajër për të marrë një taksi, por përdoruesit gjithashtu mund të rregullojnë gjestet e tyre me pajisje iOS dhe Android. Smartphone-i juaj mund të kthehet në televizion, të ngarkoni një foto ose të këmbeni informacion me dikë, mbajtësit thjesht më një lëvizje të lehtë të sensorit në unazë mund të kryejnë një komandë. Këto detyra dhe shumë të tjera janë në dispozicion nga unaza për të përfunduar një komandë të caktuar.
3. Monitoruesit Swarovski and Misfit
Në 2018, rreth 60 milionë monitorues shëndeti për palestër do të jetë në përdorim dhe kjo vjen sipas një raporti të publikuar në nëntor nga Juniper Research. Për shkak se këto gjurmues monitorojnë aspektet e jetës së përdoruesit përtej palestërës, Swarovski dhe Misfit kanë bashkëpunuar për ti siguruar konsumatorit që teknologjia mund të integrohet me bizhuterirë luksoze të Swarovski. Këto varse dhe rripa ore janë projektuar në stilin karakteristik të Swarovski-t dhe në përputhje me teknologjinë për të ndihmuar konsumatorët të monitorojnë mirëqenien e tyre pa sakrifikuar nga stili i tyre.
4. Zcan+
Së pari janë krijuar telefonat bardhë e zi, më pas ata me ngjyra, pastaj ata janë pajisur me kamera. Tani ka kamera, asistentë personal dhe eReader. Pajisjet kanë filluar të kryejnë detyra përtej përdorimit të tyre primar dhe Zcan + nuk është një përjashtim. Pikësëpari me një mouse, pajisje dyshe, dhe një skaner mbi tavolinë ju mund të skanoni tekstin në cast në një dokument apo në format exel-i. Edhe pse versioni i tanishëm përdor një tel të lidhur me një kompjuter, një version i ri wireless është i aftë që të skanojë tekstin edhe gjatë leximit me zë të lartë.
5. Mint Mint
është pajisja më e fundit e krijuar për të analizuar frymën e njeriut nga një “Breathometer”. Në vend që të masë sasinë e alkoolit të konsumuar, megjithatë ajo mat cilësinë e frymës së projektuar. Pajisja është mjaft e vogël dhe ju mund ta mbani në cantën tuaj, ajo lidhet me smartphone-in për të matur dhe analizuar cilësinë e frymës dhe nivelet e hidratimit në të. Me fjalë të tjera, ajo do ta lërë përdoruesin që të dijë nëse ka erë të pakëndëshme në mëngjes dhe nëse shëndeti i tij oral është përmirësuar me kalimin e kohës.
6. Sense
Zgjimi në mëngjes është një përvojë zhgënjyese pasi zilja e alarmit për të gjithë është shumë e bezdisshme. Për të luftuar këtë ndjenjë, është zhvilluar një pasjisje e quajtur Sense, me anë të së cilës ju mund të zgjoheni para se të bjerë zilja e alarmit. Përdoruesit nuk do të shqetësohen më për vonesat në punë, pasi ata mund të vendosin në jastëk këtë pajisje dhe do të parandalojnë që të bien në gjumë të thellë disa minuta para se alarmi i tyre të bjerë. Sense jo vetëm që monitoron cilësinë e gjumit, por gjithashtu punon për të përmirësuar atë. Sensorët monitorojnë zhurmën, dritën, temperaturën, lagështinë dhe grimcat në ajër për të ndihmuar përdoruesit që të njihet më to si dhe ti eliminojë për të bërë një gjumë sa më të qetë.
7. ChefJet dhe ChefJet Pro
Llogaritë në Instagram si gatim për Bae, që demostrojnë pjekjen e bukës apo gatime të ndryshme, shumë shpejt mund të dalin jashtë përmbajtjes, në sajë të produkteve si ChefJet dhe ChefJet Pro. Këto printera 3D do të zëvëndësojnë kuzhinierët profesionistë duke prodhuar ëmbëlsira në forma dhe shije nga më të ndryshmet.
8.Robotët personalë
Apple ka krijuar Siri, Microsoft krijoi Cortana, Amazon krijoi Alexa dhe Robotbase është në proces të krijimit të një roboti personal. Ndryshe nga të tjerët, emri i robotit personal është padyshim i përgjithshëm, në mënyrë që të jetë përdoruesi ai që mund të pagëzoj robotin. Edhe pse robotët e Robotbase si, Alfreds, Dianas dhe R2-D2s nuk janë në listë për prodhim deri në fund të 2015, në faqen kickstarter kompania pretendon se robot i saj personal i inteligjencës artificiale do të veprojë si një stilist, asistent zyre, ruajtës sigurie, kameran, tregimtar si dhe do të monitorojë efikasitetin në shtëpi. Roboti ka një monitor të rrumbullakët që i është bashkangjitur në një bazë me anë të së cilës është ndërtuar gjuha e tij, si dhe do të ketë një ngarkues USB, një kamera dhe një printer 3D.
9.Rrota e Kopenhagen (Copenhagen Wheel)
Distancat e gjata dhe kodrat e pjerrta janë justifikime tipike e të mëdha për të shmangur çiklizmin. Për fat të mirë, apo për fat të keq në varësi të prirjes së një personi për stërvitje, rrota e Kopenhagen eliminon këto justifikime. Kjo pajisje është një rrotë e motorizuar që është projektuar për të zëvendësuar mbrapa rrotën e biçikletës së një çiklisti. Rrota Kopenhagen përdor një motor, bateri, sensorë, lidhje pa tel dhe një sistem kontrolli për të maksimizuar fuqinë e pedaleve.
Rrota është e pajisur me sensorë dhe mund të regjistrojë informacion në lidhje me rrethinën e ciklistit si dhe zakonet e tyre në të ngarit. Këto të dhëna, nëse ciklisti zgjidh për të ndarë atë në mënyrë anonime, mund të ndihmojë zyrtarët e qytetit për të optimizuar infrastrukturën dhe për të kuptuar më mirë mjedisin.
10. Parrot Flower Power
Ashtu si njerëzit, edhe bimët janë të gjalla dhe marrin frymë si qenie, tani edhe ato kanë versionin e tyre të veshjes. Parrot Flower Power është një degë në formë sensori që mund të futet pjesërisht në tokë për të matur rrezet e diellit, temperaturën, plehërimin dhe nivelin e lagështisë. Nëse Parrot Flower Power zbulon se lënda ushqyese është e pamjaftueshme, aplikacioni në smartphone do të njoftojë pronarin. Aplikacioni gjithashtu përfshin këshilla dhe analizën e të dhënave si dhe ndihmën për të përmisuar rritjen e bimës.
Më të lexuarat








