Samsung është duke krijuar një bluzë inteligjente të pajisur me sensorë, e cila do të mund të diagnostifikojë sëmundjet e mushkërive përmes smartphonit.
Teknologjia që përdorin sensorët mund të bëjë lexime të gjera të funksioneve të mushkërive duke zbuluar tingullin që vjen nga organet dhe duke ofruar diagnozë dhe këshilla.
Përmes krijimit të kësaj bluze inteligjente shumë sëmundje të frymëmarrjes mund të diagnostikohen, si dhe mund të matet frekuenca dhe fuqia e frymëmarrjes. Një numër i diagnozave të ndryshme mund të arrihen duke përfshirë pneumonia dhe bronkiti, por edhe sëmundjet kronike të mushkërive të tilla si astma dhe COPD mund të identifikohen nga sensorët. Sipas një patente të paraqitur nga kompania, teknologjia merr parasysh historinë tuaj shëndetësore së bashku me indeksin tuaj të masës trupore.
Mosha, gjinia, pesha dhe lartësia e përdoruesit merren parasysh së bashku me historinë e tyre mjekësore. Sensorët lidhen me smartphonin, kështu që përdoruesi mund të lexojë diagnozën, si 'simptomat e pneumonisë' ose 'infeksionet respiratore' në ekran. Bazuar në rezultatin, jepen këshilla, që variojnë nga masat parandaluese në masa emergjente. Samsung ka prezantuar tashmë veshjen e saj inteligjente vitin e kaluar dhe një kostum Smart patinazhi gjithashtu. Muajin e kaluar ata lëshuan këpucët inteligjente Samsung, që u japin atletëve reagime në kohë reale në performancën e tyre të trajnimit.
Sensorët gjithashtu mund të integrohen në lloje të tjera të veshjeve. Nuk dihet kur vargu i veshjeve Smart do të jetë në treg për publikun e gjerë."Mendoni një futbollist profesionist teksa gjendet në fushë, funksioni i mushkërive mund të monitorohet në kohë reale", tha një zëdhënës. Jo të gjitha patentat që depozitohen dhe jepen bëhen realitet, duke qënë se kompanitë e mëdha rregullisht aplikojnë për patenta mbi idetë e saj, por pritet të shohim nëse Samsung do e realizojë në të vërtetë një ide të tillë.