Makinat vetëdrejtuese nuk do të jetë e nevojshme të parkohen sepse ato do të lëvizin vetë nëpër qytet në kohën kur zotëruesi i makinës po bën blerje.
Fluksi i automjeteve të tilla të cilat në vend që të parkojnë do qarkullojnë nëpër rrugë, do të rrisë ndjeshëm trafikun dhe do të shkaktojë si rrjedhojë rradhë të gjata makinash thuhet sipas shkencëtarëve.
Gjatë kësaj kohe ata gjithashtu do të kursejnë benzinë ​​duke ecur ngadalë për të shtyrë gjithashtu edhe kohën. Automjetet autonome nuk kanë nevojë të parkojnë fare. Sipas hulumtuesëve makinat autonome ka gjasa të bëhen të zakonshme në pesë deri në 20 vitet e ardhshme. Një studiues bëri analizën e parë të këtij lloji për ndikimin e kombinuar të kostove të parkimit dhe automjeteve në qendrat e qytetit ku shpenzimet dhe disponueshmëria e hapësirës kufizojnë udhëtimin me makina.
Sipas studimit rezulton se prania e vetëm 2,000 makinave autonome në qendër të San Franciskos do të ngadalësojë trafikun në më pak se dy milje në orë. Profesor Millard-Ball përdorte teori të lojës dhe një model të mikro-simulimit të trafikut për të gjeneruar parashikimet e tij. Qytetet do të jenë të shtrënguara për të siguruar zona të largëta parkimi për makinat vetëdrejtuese me norma më të ulëta. Zgjidhja, sipas studiuesve, qëndron në 'çmimet e mbingarkesës' që do të paguajnë njerëzit për të hyrë në zona të dendura të populluara.
Në qendër të qytetit të Londrës, shoferët paguajnë një taksë të sheshtë prej rreth 15 dollarë për të hyrë. Singapori dhe Stokholm përdorin modele të ngjashme. Sisteme më të sofistikuara mund të taksonin për çdo milje të bërë, ose të caktojnë tarifa të ndryshme për rrugët e veçanta.