Zbuloni kush jane vendet qe shpenzojne me shume kohe ne internet
Një studim i kryer kohët e fundit ka arritur të zbulojë kohën ekzakte që njerëzit shpenzojnë në internet duke shfaqur shifrat nga matjet e realizuara në nivel global.
Popullsia e Azisë Juglindore shpenzojnë më shumë kohë online se sa çdo zonë tjetër në planet. Tre nga shtetet e kësaj zone shpenzojnë mesatarisht më shumë se 8 orë në ditë duke qëndruar në internet.
Filipinet dominojnë listën globale me një mesatare prej 10 orësh dhe 2 minuta qëndrim në internet për person çdo ditë. Në top pesë vendet që kryesojnë listën gjendet edhe Tajlanda, e cila ka një mesatare të kohës së shpenzuar prej 9 orë e 11 minuta, si dhe Indonezia e cila ka regjistron një mesatare prej 8 orë përdorimi të internetit për person.
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë shpenzojnë përafërsisht 8 orë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të lidhur me internetin për rreth 8 orë e 31 minuta. Shifrat janë nxjerrë nga një përzierje e kohës së shpenzuar në kompjuter dhe përdorim të internetit përmes pajisjeve celulare nga HootSuite dhe We Are Social. Njerëzit në Japoni shpenzojnë më pak kohë online, mesatarisht 3 orë e 45 minuta, e ndjekur më pas nga Kina.
Filipinet u pasuan nga Afrika e Jugut, Kolumbia dhe Brazili në aspektin e kohës së përditshme të shpenzuar për përdorimin e internetit në kompjuter. Raporti i vitit 2019 tregon se 57 përqind e popullsisë globale tani është e lidhur me internetin, duke shpenzuar mesatarisht 6.5 orë online çdo ditë. Autori i librit Simon Kemp vlerësoi se 'komuniteti dixhital i botës do të shpenzojë një total prej më shumë se 1.2 miliardë vjetësh duke përdorur internetin në 2019'.
Ata zbuluan se pjesa më e madhe e kohës së shpenzuar në internet bëhet përmes pajisjeve celulare, si smartfonë dhe tableta. Mediat sociale rezultuan të jenë ato që përdoruesit shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre, ku Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë këtë listë. Vendet që përdorën mediat sociale më së paku, ishin Nigeria, ku 16 për qind e popullsisë përdorën mediat sociale, pasuar nga Kenia, me 12 për qind.
Më shumë se 360 ​​milionë njerëz përdorën internetin për herë të parë në 2018, me një normë mesatare prej më shumë se një milion përdorues të rinj çdo ditë. Vendi që përjetoi rritjen më të madhe në përdorimin e internetit në 2018 ishte India.