×
Secondary Adv

Mirazh apo e vertete, fshati oaz mes shkretetires!

Share on Google+

 

Imagjinoni të gjendeni në një oaz në mes të shkretëtirës, të rrethuar nga palma që iu freskojnë si dhe shtëpi të vogla që sillen rreth tij, madje do dyshoni në vetvete nëse vërtet ekziston apo jo?!

 


Nuk bëhet fjalë për një mirazh, por për zonën e Huacachina, një lokalitet në shkretëtirën e Perusë. I rrethuar nga të katër anët me duma rëre dhe shtrirë buzë një liqeni kjo zona e vogël banimi është kthyer në një pikë turistike që tërheq çdo vit mijëra turistë.
Ndonëse në shkretëtirë, në këtë fshat-oaz mund të gjesh palma, gjelbërim, hotele dhe një liqenit të vogël që thuhet se ka veti kuruese. Fshati quhet Huacachina dhe ndodhet në rajonin Ica, në jugperëndim të Perusë, pak kilometra larg qytetit Ica.

 


Në këtë vend jetojnë 115 banorë të cilët kanë ngritur biznese të vogla dhe nga shërbimet e turistëve. Qyteti i pazakonte në vitin 1940 ishte i populluar nga peruanë të pasur, të cilët vinin për t’u larë në liqen, ujarët e të cilit besohej se kishin fuqi magjike.
Huacachina njihet si një destinacion turistik i mbushur plot aventura, falë edhe ujërave termale që ndodhen në lagunë. Ndërkohë për të argëtuar turistët nëpër dunat e larta të rërës, janë përshtatur mjete sportive të njohura si “buggy”, të shoqëruar nga ekspertë që i drejtojnë. Lidhur me këtë oaz ekzistojnë edhe gojëdhëna, ku thuhet se brenda lagunës jetonte një sirenë, e cila çdo vit merrte një burrë.

 


Më tej legjenda shpjegohet se sirena ishte një princeshë antike e cila shëtiste mes dunave duke u admiruar në pasqyrë, por që kur një gjahtar e pa dhe donte ta kapte, ajo u largua furishëm, duke i rënë pasqyra në tokë, dhe në atë vend u krijua liqeni, ndërsa princesha u transformua në sirenë.
Por për të shkuar në Huacachina ekzistojnë autobusë që vijnë direkt nga qytetet kryesore të Perusë, si Cusco, Nazca, Arequipa dhe Lima dhe kushdo mund të admirojë bukurinë e rrallë.


Më të lexuarat