×
Secondary Adv

10 destinacionet me ekonomike per 2019

Share on Google+

Siç e dimë sa më i lirë destinacioni, aq më shumë mund të qëndrojmë dhe në të njëjtën kohë edhe më të mëdha janë mundësitë për të eksploruar vendin. 

 

Në shumë vende me një buxhet të kufizuar mund të qëndrosh pak ditë dhe në ndonjë hotel të vogël, por ka edhe nga ato vende të cilat me aq para mund të marresh me qera një vilë dhe të qëndrosh për një kohë më të gjatë. Këto janë ato destinacione të cilat quhen të lira për tu vizituar, por që nga ana tjetër janë vende të mrekullueshme të cilat nuk duhen lënë pa vizituar. Shumë prej tyre janë të njohura dhe të vizituara nga turistë nga mbarë bota, kanë plazhe të mrekullueshme, kulturë, arkitekturë dhe natyrë të pakrahasueshme.        

 

1. Indonezia 

Aktualisht, Indonezia është një nga vendet më të përballueshme për të udhëtuar në 2019. 1 dollar amerikan këmbehet me rreth 14,500 rupia, që është 1,000 rupia më shumë se në 2018.  

 

2. Meksika 

Meksika është jashtëzakonisht e përballueshme këto ditë në sajë të një vështirësie me monedhën vendase e cila është zhvlerësuar ndjeshëm. Aktualisht 1 dollar amerikan këmbehet me 19.6 pesos. 

 

3. India 

Ndërsa India ka të ngjarë të jetë vendi më emocionues dhe befasues për të udhëtuar, është gjithashtu ndoshta vendi më i lirë. 1 dollar është i barabartë me 70 rupie dhe si rrjedhojë India ka të ngjarë të jetë vendi më i mirë për të udhëtuar nëse doni të përjetoni përvoja mahnitëse me pak shpenzime. 

 

4. Kolumbia 

Peso kolumbiane pësoi një rënie masive në vitet e fundit, të cilat për fat të keq nuk janë të mira për ekonomitë lokale dhe kolumbianët që kërkojnë të udhëtojnë, por u jep mundësi turistëve që me një buxhet të vogël të mund të vizitojnë këtë vend të pabesueshëm. 

 

5. Kuba 

Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion të lirë për të vizituar në Karaibe, atëherë Kuba kryeson listën! Nëse vendosni të udhëtoni në Kubë në mënyrë të pavarur dhe jo në një tur, ju do të keni një përvojë shumë më të pasur dhe do t'ju kushtojë më pak. Për destinacione të lira, Kuba është një nga zgjedhjet tuaja më të mira.  

 

6. Bullgaria 

Ndërsa vendi u ka ofruar vlera të mëdha udhëtarëve për dekada, një rënie e kohëve të fundit në Levin bullgar në tregun global, do të thotë se Bullgaria është një destinacion edhe më i vlefshëm për tu vizituar. 

 

7. Afrika e Jugut 

Ajo që e bën Afrikën e Jugut aq të përballueshme në vitin 2019 është vlera e monedhës vendase. Ndërkohë një udhëtim në Afrikën e Jugut është 14% më lirë se vitin e kaluar kur monedha vendase ishte e barazvlefshme me 12.6 dollarë amerikanë. 

 

8. Turqia 

2019 është koha më e lirë për të vizituar Turqinë, pasi Lira ka arritur një nivel të ulët 10 vjeçar. Por padyshim Turqia është një destinacion i mrekullueshëm ku ju mund të përjetoni eksperienca të paharrueshme, në një kulturë të pasur dhe bukuri të pakrahasueshme të këtij vendi. 

 

9. Tajlanda  

Shpenzimi juaj më i madh kur udhëtoni në Tajlandë në varësi nga vendi nga ku vjen, ka të ngjarë të jetë fluturimi juaj, por këtu ju mund të shijoni një kosto jashtëzakonisht të ulët jetese dhe ngrohtësinë e njerëzve vendas që e kanë bërë këtë vend të famshëm. 

 

10. Greqia 

All inclusive, Greqia është padyshim një nga vendet e lira evropiane për të vizituar. Duke marrë parasysh vendndodhjen e saj në hartë dhe nivelin e cilësisë që gjeni këtu, ajo gjithashtu konkurron si një nga destinacionet më të mira në botë për të udhëtuar.


Më të lexuarat