Secondary Adv

EasyJet krijon aplikacionin qe mat valixhet e dores

Share on Google+

Pasagjerët që udhëtojnë me easyJet tani mund të kontrollojnë nëse bagazhet e tyre të dorës do të lejohen në kabinë, para se të arrijnë në aeroport.  

 

Linja ajrore me qendër në Luton është bërë e para në Britaninë e Madhe e cila ofron një veçori në aplikacionin e saj të telefonit që u mundëson klientëve të skanojnë çantat e tyre të cilat vendosen në kabinë, për të kontrolluar nëse është brenda limitit të madhësisë. 

 

Harrojini shiritat matës, kompania thotë se është një mënyrë e lehtë për konsumatorët që të kontrollojnë dimensionet e bagazheve të dorës, duke u dhënë atyre të jenë të sigurt për bagazhet e tyre përpara se të udhëtojnë për në aeroport. Gjithashtu EasyJet shton se nëse përdoret siç duhet, udhëtarët nuk do të ballafaqohen me ndonjë pagesë shtesë për shkak të përmasave më të mëdha se sa lejohet, të bagazheve të tyre të dorës. 

Funksioni i ri gjendet në aplikacionin e easyJet dhe përdor teknologjinë ARKit 2 të Apple, e cila është aktualisht vetëm në dispozicion në iOS. Aplikacioni funksionon duke përdorur teknologjinë e realitetit të shtuar të kombinuar me kamerat e smartphonëve të klientëve (iPhone 6S e modelet në vazhdim). Skanimi nxjerr një kuti 3D në ekran, e cila përmes kameras së telefonit mat valixhen e dorës dhe tregon nëse përshtatet brenda dimensioneve të lejueshme. 

 

Daniel Young, kreu i përvojës digjitale në easyJet, tha: "Ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave për të përmirësuar përvojën e udhëtimit që u ofrojmë klientëve tanë kur fluturojnë me ne dhe kjo teknologji e re është një shembull i përsosur për këtë. 'Përqafimi i kësaj teknologjie të fundit e bën përgatitjen për udhëtime më të lehtë dhe zbavitëse'. 

 

Gjithashtu ai shtoi se audiencat kërkojnë gjithnjë e më shumë zgjidhje dixhitale, të cilat përmirësojnë përvojën e tyre të udhëtimit. 'Duke përfshirë këtë veçori unike të realitetit të shtuar në aplikacion, easyJet do të reduktojë më tej problemet e papritura me bagazhet e pasagjerëve. 


Më të lexuarat