Secondary Adv

Krijohet raketa e pare me motor te printuar ne 3D

Share on Google+

Një raketë e re me një motor të printuar 3D i cili do të dërgojë satelitë të vegjël në orbitën e Tokës do të niset nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2021.    

 

Motori i raketës përshkruhet nga kompania si motori më i madh i printuar në botë dhe është projektuar për të shkurtuar emetimet e karbonit. Baza në Forres, ku u zhvillua raketa, do të sjellë më shumë se 130 vende pune në rajon. 

 

Raketa Prime është projektuar të dërgojë satelitë të vegjël në orbitën e Tokës në lartësi deri në 776 milje. Prodhuar nga një fibër karboni e lehtë e formuluar posaçërisht dhe përbërës alumini, motori i Prime është më i pastër se transportimi tradicional i hapësirës. Është projektuar për të punuar me bio-propan, një burim të karburantit të ripërtëritshëm, që digjet dhe pastron, duke ulur emetimet e karbonit me 90 për qind. 

 

Kompania thotë se karburanti është 100 për qind i rinovueshëm dhe ul emetimet e karbonit me 90 për qind. Prime do të bëjë fluturimin e tij nga Skoci në vitin 2021, kur do të mbajë një ngarkesë eksperimentale nga Surrey Satellite Technology Ltd, e cila prodhon satelitë të vegjël.'Objektet e reja dhe operacionet e ardhshme të hapësirës ajrore do të ndihmojnë në zhbllokimin e përfitimeve të mëdha ekonomike dhe shoqërore jo vetëm në Skoci por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar', u shpreh kompania prodhuese e raketës. 

 

Selia e re në Forres do të kombinojë një strukturë të projektimit të raketave dhe të integrimit, një qendër operacionesh dhe zyra ekzekutive. 'Objekti i dizajnimit të raketave të Orbex do të sjellë më shumë se 100 vende të reja pune në rajonin malor të Skocisë, kjo është strategjia jonë moderne industriale në veprim,' tha ai."Inovacionet, aftësitë dhe hulumtime të reja po nxisin rritje të ndjeshme të kësaj fushe, me sektorin që gjeneron rreth 15 miliardë dollarë të ardhura çdo vit".


Më të lexuarat