Facebook, jo vetem rrjet social por edhe nje qytet me vete!
Krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po planifikon që të ndërtojë një qytet, afër selisë qendrore të kompanisë në San Francisco.Sipas DailyMail, në një hapësirë prej 80 hektarësh do të ndërtohet qyteti i kompanisë Facebook, ku do të ketë gjithçka, duke filluar nga supermarketet, hotele dhe shtëpi për 10 mijë punonjësit dhe familjet e tyre.
I emëruar si “Zee-town”, qyteti do të ketë të njëjtën infrastrukturën sikurse e kanë dhe qytetet tjera. Po ashtu, aty do të ketë edhe vila luksoze për akomodimin e drejtuesve më të lartë të kompanisë por dhe konvikte për punëtorët më me pak të ardhura.
Për ndërtimin e këtij projekti është angazhuar arkitekti 85 vjeçar, Frank Gehry, i cili ka bërë projektin e Muzeut Guggenheim në Bilbao të Spanjës. Arkitekti do të bëjë projeksionin e këtij qyteti, i cili do të ketë ndërtesa ekologjike, ku natyra do të bëhet një me ndërtimet urbane. Kostoja e këtij projekti mendohet se do të kushtojë 200 miliardë dollarë.
Shumica e zyrave do të kenë pemë dekorative të mbjella në çatitë e ndërtesave, sepse Facebook shpreson se e gjithë pamja nga lartë të duket si një kodër me bar dhe park në vete. Por ky nuk është projekti i parë i tillë i Zucerbergut! Ai në vitin 2011 ka ndërtuar një park pranë selisë qendrore të kompanisë së tij. Ndërkaq, shtëpia luksoze e Zuckerbergut, ndodhet vetëm 20 minuta me makinë nga “Zee-town”. Mendohet se pas ndërtimit të këtij qyteti, miliarderi do të zhvendoset që të jetojë në qytetin e tij. DailyMail raporton gjithashtu se qyteti do të ketë “rrugë reale” për të huajt që ta vizitojnë në cdo kohë.