Secondary Adv

Amerika po investon ne zhvillimin e robotikes

Share on Google+

Presidenti Amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të hënën duke njoftuar 'Iniciativën Amerikane të inteligjencës artificiale".  

 

Në këtë urdhër do tu kërkohet agjencive të qeverisë federale që të përdorin më shumë burime dhe investime në kërkime, promovime dhe trajnime mbi inteligjencën artificiale (AI), tha një zyrtar i lartë i administratës.  

 

Sipas Nismës Amerikane të inteligjencës artificiale, administrata do të drejtojë agjencitë për t'i dhënë përparësi investimeve në këtë fushë, në kërkimin dhe zhvillimin, për të rritur aksesin në të dhënat federale dhe modelet në lidhje me këtë hulumtim dhe për të përgatitur punonjësit për t'u përshtatur në epokën e inteligjencës artificiale. Nisma synon të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë përparësitë e kërkimit dhe zhvillimit në inteligjencën artificiale dhe në fushat që lidhen me to, siç janë prodhimi i avancuar dhe informatika kuantike.

 

Një vështrim i hershëm në iniciativë parashtron pesë fokuse kryesore. Fokusimet përfshijnë një thirrje për agjencitë federative të financimit për t'i dhënë përparësi investimeve në UA, për të bërë të disponueshme të dhëna federale, modele kompjuterike dhe burime teknologjike për hulumtuesit e inteligjencës artificiale, për t'i dhënë përparësi përgatitjes së punëtorëve për ndryshimet në ekonomi të krijuara nga rritja e robotikës dhe për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për ecurinë e këtyre zhvillimeve. 

 

Përveç kësaj, nisma i bën thirrje Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë për të vendosur standarde që nxisin zhvillimin e sistemeve të besueshme, të qëndrueshme, të sigurta, të lëvizshme dhe të ndërveprueshme të inteligjencës artificiale. Një komponent tjetër i çdo standardi të ardhshëm do të përfshijë shqetësime rreth mbrojtjes së privatësisë së të dhënave. Kritikët vunë në dukje se propozimit i mungojnë shumë detaje konkrete, përtej caktimit të një seri 'rezultatesh' për agjencitë federale.


Më të lexuarat