Secondary Adv

Ky dron arrin te vizatoje imazhe ne qiell

Share on Google+

Një artist ka krijuar simbole të komplikuara me dronin e tij për të cilat i është dashur më pak se 15 minuta duke përdorur hapësirën e qiellit të Kolorados si kanavacë.  

 

Piktura të ndriçuara gjigante që përfshinin karaktere si Pokemon, Pikachu dhe Ellie, një kontur i përsosur i një kubi gjigand, simboli i Batman dhe emblema e Broadway, si dhe Logoja e Hamiltonit ndriçuan qiellin e natës. 

 

Artisti dhe fotografi Russell Klimas përdor një Lumecube, një dritë e fuqishme LED, të cilën ai e lidh me dronin e tij për të krijuar vija të ndritshme, të bardha në qiell që përshkruajnë imazhe të caktuara. Ai gjithashtu përdor Google Earth dhe një aplikacion navigacioni të quajtur Litchi për të krijuar plane të detajuara të fluturimit të dronit në mënyrë që pikturat e ndërlikuara të jenë sa më të qarta në qiell. 

Ai bleu programin Littchi, një aplikacion që ju lejon të fluturoni dronin tuaj dhe të bëni foto, për 10 dollarë nga app store, në dispozicion në Android ose Apple. Për të kapur të gjithë qiellin, Z. Klimas krijon një aparat fotografik dixhital me një lente shumë të gjerë 12 mm, kështu që ai mund të përdorë të gjithë zonën në qiell. Ai përdor një shpejtësi shumë të ngadaltë të dronit në mënyrë që të krijohet efekti i dëshiruar i ndriçimit të pikturës. 

 

Një formë mund të përbëhet nga disa pika ku kalon droni ose qindra e mijëra të tilla, tha ai. Rekordi i deri tanishëm i artistit është 633, në të cilin ka realizuar babagjyshin dhe slitën e tij, por sigurisht që mund të realizojë shumë më tepër është shprehur autori i pikturave të rralla.' Ajo çka vihet re është se artistit i duhet të jetë gjithë kohën i vëmendëshëm dhe të komandojë çdo lëvizje të dronit, duke u kujdesur që një lëvizje e gabuar të mos prishë formën e figurës. Kjo është për shkak se LumeCube është ndezur gjatë gjithë fluturimit. 

 


Më të lexuarat