Secondary Adv

Ford krijon krevatin inteligjent me sensore

Share on Google+

Ford ka krijuar një krevat inteligjent i cili është pajisur me një teknologji që bën të mundur rrotullimin e tij në momentin që dallon mosbalancë në dy krahët e shtratit.     

 

Kompania ka qenë gjithnjë e njohur për zhvillimin e prtotipeve konceptuale që përdorin teknologjinë e saj të makinave në mënyra të paimagjinuara. E njëjta gjë ndodh edhe me këtë krevat inteligjent të cilin Ford e ka prezantuar vetëm pak ditë më parë, dhe që sigurisht është ende në fazën e një koncepti.  

Krevati inteligjent nga Ford, është në të vërtetë një krevat me një dyshek të lëvizshëm, pra krevati është krijuar në atë mënyrë që arrin të lëkundet nëse dallon më shumë se një person në njërin krah të krevatit. Ford njihet më parë edhe për krijimin e një hapësire për fëmijët në makinat e tij, sedilja e pasme e makinës mund të hiqet për ti lënë vend karrocës së fëmijës. 

 

Këtë herë, kompania krijoi një krevat dysheku i të cilit mund të lëvizë, që merr frymëzim nga teknologjia e mbajtjes së korsirave të automjeteve të kompanisë, aplikuar edhe për krevatin për të mundësuar një gjum të rehatshëm për çiftet, ku secili mban hapësirën e tij. Shtrati ka një sensor presioni që mund të tregojë kur partneri juaj e ka shkelur qartë gjysmën tuaj të shtratit, duke bërë të mundur më pas rrotullimin automatik të tij. 

Ford është shprehur në një postim që ky krevat inteligjent mundëson një barazpeshë të hapësirës që ndahet mes dy njerëzve, në të njëjtën mënyrë siç ndodh edhe me automjetet e kompanisë kur teknologjia zhvendos automatikisht timonin në krahun e duhur kur shikon shkelje të korsisë nga drejtuesi. Megjithëse është vetëm një prototip, Ford është duke punuar në përmirësimin e teknologjisë së përdorur përpara se ta hedhë atë në treg për konsumatorët.


Më të lexuarat