×
Secondary Adv

Shkencetaret paralajmerojne rrezikun ndaj roboteve

Share on Google+

Robotët vrasës janë një "kërcënim i rëndë për njerëzimin"dhe duhet të ndalohen, ishte ky diskutimi në mbledhjen më të madhe të shkencëtarëve në botë.   

 

Ushtarët robotë dhe rojet e sigurisë të armatosur me armë vdekjeprurëse janë ende kryesisht koncepte shkencore. Por përparimet në inteligjencën artificiale nënkuptojnë se është vetëm një çështje kohe para se robotët me fuqi për të përzgjedhur dhe sulmuar objektivat pa ndërhyrjen e njeriut të bëhen të përhapura. 

 

Shkencëtarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se robotët vdekjeprurës të aftë për të zgjedhur objektivat pa ndihmë njerëzore përfaqësojnë 'revolucionin e tretë' në luftë pas armëve bërthamore. Ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare kufizuan në masë të madhe përdorimin e minave tokësore, duhet të përdoren marrëveshje të ngjashme ndërkombëtare për të parandaluar krijimin e vrasësve robotikë. 

 

Një sondazh i IPSOS Mori në 26 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, zbuloi se 61 përqind e të anketuarve kundërshtonin përdorimin e armëve autonome vdekjeprurëse. Në një studim thuajse identik në 23 vende nga e njëjta kompani në janar 2017, 56 përqind kundërshtuan, 24 përqind nuk e kundërshtuan dhe 19 përqind janë të pasigurt. Vendet që ishin radikalisht kundër ishin Turqia (78%), Korea e Jugut (74%) dhe Hungaria(74%). 

 

Sondazhi Ipsos i 2018-ës gjithashtu pyeste të anketuarit se çfarë i shqetësonte më së shumti ata që ishin kundër. Dy të tretat (66%) u përgjigjën se sistemet e armëve autonome do të 'kalojnë një vijë morale, sepse makineritë robotike nuk duhet të lejohen të vrasin'. Më shumë se gjysma (54%) thanë se armët do të ishin 'të papërgjegjshme'. 

 

Që nga viti 2013, 28 vende kanë bërë thirrje për ndalim të armëve plotësisht autonome. 'Siguria e botës dhe e ardhmja e njerëzimit varet nga arritja e një ndalimi ndaj robotëve vrasës'. Të vetmet vende ku shumica e të anketuarve nuk i kundërviheshin robotëve vrasës ishin India (37%), Izraeli (41%), Brazili (46%); dhe Japonia (48%).


Më të lexuarat