×
Secondary Adv

The Pod, dysheku inteligjent nga Eight Sleep

Share on Google+

Pod është një dyshek Smart nga Eight Sleep, i cili është në gjendje të rregullojë temperaturën e tij automatikisht gjatë natës përshtatur me mënyrën tuaj të fjetjes. 

 

Temperatura e trupit ndryshon natyrshëm teksa flemë, dhe falë këtij dysheku një ndryshim i tillë mbetet konstant, duke mos ndjerë të ftohtin apo shumë nxehtësi gjatë kohës kur jemi shtrirë.   

 

Një "alarm termik" gjithashtu ju lejon të përdorni dyshekun si një orë alarmi, duke e ftohur anën tuaj të shtratit për t'ju zgjuar. Përveç funksionit të saj të ndryshueshëm të temperaturës, Pod gjithashtu përfshin të gjitha funksionalitetin e një dysheku të vërtetë inteligjent, që do të thotë se do të gjurmojë gjumin tuaj, ju lejon të vendosni zona të ndryshme të temperaturës për secilën anë të shtratit. 

 

Gjithashtu dysheku mund të integrohet me pajisje të tjera të zgjuara në shtëpi si Nest, dritat e zgjuar të Philip Hue, apo Alexa. I lidhur me një nga anët e tij nëpërmjet një tubi të vetëm është The Hub, që ruan ujin që përdoret për të ngrohur dhe freskuar dyshekun. Kjo pajisje është gjithashtu ajo që lidh përmes wirelessit dyshekun me telefonin tuaj, ku mund të përdorni një aplikacion shoqërues për të vendosur një distancë temperature prej 55 deri në 115 gradë celsius ose përndryshe të lini dyshekun të përshtatet automatikisht. 

 

Ky funksionalitet i ri nuk vjen i lirë. Eight Sleep Pod vjen me një çmim fillestar prej 1,995 dollarë për një krevat me përmasa të mëdha, dhe gjithashtu për përmasat King sizes gjithashtu në dispozicion për 2,195 dhe 2,495 dollarë. Ashtu si me shumë dyshekë moderne, The Pod përfshin një periudhë prove, e cila shkon deri në 100 netë. 


Më të lexuarat