Samsung sapo ka prezantuar tabletin e tij të ri Galaxy Tab S5e, i cili është tableti më i lehtë dhe i hollë i krijuar ndonjëherë, dhe që përfshin edhe asistentin e zërit Bixby.
Tab S5e vjen në treg për përdoruesit dhe admiruesit e Samsung me një çmim prej 399 dollarë, shitjet të cilat do nisin më vonë gjatë këtij viti. Tableti i ri nga Samsung përmban një ekran 10.5 inch me një kasë metali super të lehtë dhe të hollë, konkretisht me një trashësi vetëm 5.5 mm dhe peshë 400 g.
Këto specifika e bëjnë tabletin S5e me përmasat më të holla se çdo tablet tjetër i kompanisë. Duke bërë një krahasim, galaxy S9+ është 8.5 mm, ndërkohë që iPad Pro i fundit është 5.9 mm. Sipas të dhënave të vetë kompanisë, Tab S5e mund të zgjasë deri në 14.5 orë në një karikim të vetëm, dhe është është i pajisur me teknologjinë e karikimit të shpejtë. Pajisja vjen me 4gb RAM dhe 64 gb hapësirë ruajtjeje. Gjithashtuky tablet është i pajisur me versionin e fundit të sistemit Android, Pie.
Samsung shprehet se Tab S5e përmban edhe asistentin e zërit Bixby që vjen për herë të parë i përfshirë në tablet. Vizioni i firmës është një pajisje e cila u jep mundësi përdoruesve për të kontrolluar dhe ndërvepruar me pajisjet e tjera inteligjente në shtëpitë e tyre apo çdo pajisje tjetër Smart. Duke qënë tableti i parë i Samsung i cili përmban bixy 2.0 ,Tab S5e ofron një mënyrë më të zgjuar dhe të përshtatshmepër të ndërvepruar me pajisjet tuaja si dhe të kontrolloni pajisjet smart që gjenden në shtëpi.
Në deklaratën e e bërë nga Samsung thuhet se ju mund të kontrolloni televizorin apo dritat tuaja në të njëjtën kohë duke përdorur Quick Command, e cila ju lejon të realizoni disa veprime me një komandë të vetme. Tableti është gjithashtu i pajisur me mikrofonë me një distancë të largët veprimi, në mënyrë që të kontrolloni pajisjet me anë të tabletit nga dhoma në dhomë.
Për momentin tableti vjen në versionin që ofron lidhje vetëm me WI- Fi, por brenda këtij viti një version që ofron lidhje celulare do të hidhet në treg. 3 ngjyra të ndryshme do të shoqërojnë këtë model, e zëzë, gold, dhe silver.