Secondary Adv

Njihuni me telefonin qe shnderrohet ne Smartwach

Share on Google+

TCL është kompania e cila mendohet se do të prezantojë një telefon fleksibël i cili arrin të përthyhet përreth kyçit të dorës, duke u shndërruar në një orë smart.   

 

Mesa duket Samsung nuk është e vetmja kompani e cila pritet të hedhë në treg një smartphon që paloset, kjo pasi një tjetër kompani mësohet se po punon për një telefon me një dizajn të ngjashëm.  

 

TCL quhet kompania e cila përveç se po punon për krijimin e një telefoni të tillë që shndërrohet në një orë inteligjente, thuhet se gjithashtu ka edhe katër pajisje të tjera të ngjashme për të cilat po punon. Në gamën e pajisjeve fleksible, TCL përfshin dy tablet që palosen dhe dy smartphonë me karakteristika të tilla. Disa foto të zbuluara së fundmi tregojnë edhe karakeristika të dizajnit, se si këto pajisje do të duken, duke u fokusuar kryesisht tek telefoni që paloset. Nga fotot dallohet një smartphon të gjatë dhe të hollë, i cili mund të transformohet në një orë inteligjente që mund të mbahet në kyçin e dorës së përdoruesit. 

 

Pak hollësi të tjera njihen në lidhje me mënyrën se si pajisja do të veprojë, përveç faktit se ekrani do të mbulojë gjatësinë e plotë të kyçit të përdoruesit. Një tjetër pajisje e paraqitur në foto mund të mbështillet nga brenda ose nga jashtë, duke u përkulur nga mesi. I hapur, telefoni duket të jetë sa madhësia e një tableti të vogël. Një pajisje e tretë i shfaqur është gjithashtu i gjatë dhe i hollë, por mund të hapet dhe të mbyllet në mes si një telefon që paloset. 

 

TCL thuhet se është në fazat e hershme të zhvillimit të këtyre pajisjeve, por është e paqartë nëse ata do të hidhen në treg siç përshkruhet, ose nëse dizajnet e tyre do të ndryshojnë. Firma ka deklaruar më parë se shpreson të lëshojë një pajisje të palosshme deri në vitin 2020. Megjithatë, Royole i tejkaloi të gjitha kompanitë që pritet të prezantojnë pajisjet e tyre fleksibël, kur ai prezantoi në janar telefonin që paloset, FlexPai. Telefoni inteligjent FlexPai 1300 dollarë, i cili hapet si një tabletë dhe mbyllet si një telefon, duke e bërë smartphonin më të madh në botë deri më tani. 


Më të lexuarat