Secondary Adv

Apple po punon per nje telefon qe paloset

Share on Google+

Apple ma sa duket po bashkohet në garën e shumë kompanive të njohura, për të zhvilluar një telefon të palosshëm.  

 

Gjiganti i teknologjisë ka paraqitur një patentë të re që tregon atë që duket të jetë një model i ri iPhone i cili mund të paloset. Në patentë, mund të shihet lehtësisht një pajisje e cila mbyllet duke u palosur, ngjashëm me një telefon me kapak. 

 

Websajti i pajisjeve të reja, LetsGoDigital përdor skica patentash për të krijuar imazhe 3D të konceptit duke u përafruar më shumë me atë se si do të duket realisht modeli i telefonit i prezantuar nga kompania. Kur pajisja është e palosur, telefoni bëhet më i vogël dhe më i lehtë për tu mbajtur me vete. Ekrani pastaj mund të shpaloset, pra të hapet për të zbuluar një pajisje me një ekran pak më të gjatë se normalisht. Një tjetër diagram tregon se ekrani mund të paloset prapa duke kryer të njëjtin funksion. 

 

Në këtë faktor të formës, ekrani shfaqet në një pozicion trekëndësh, ku me sa duket njerëzit që ulen në të dyja anët e ekranit mund të shohin të njëjtën përmbajtje njëkohësisht. Ashtu siç edhe është parë gjerësisht me kompani të tjera por edhe me vetë kompaninë në fjalë,këto dizenjime nuk kanë gjasa të kufizohen vetëm në një iPhone. Mendohet se kompania është duke punuar për disa pajisje të ngjashme njëkohësisht, ku karakteristika të tilla konkretisht mund të aplikohen për një iPad, MacBook apo edhe një Apple Watch. 

 

Përtej skicave, patentat ofrojnë shumë pak detaje rreth asaj se si pajisja do të funksiononte. Patenta vëren se një pajisje e tillë do të përdorte një ekran elastik organik LED. Patenta, e titulluar 'Pajisje me ekran fleksibël’, u paraqit më 12 tetor 2018, por u publikua vetëm javën e kaluar. Ashtu si me çdo patentë, është e paqartë nëse Apple ka në plan të zhvillojë këtë pajisje dhe dizajni mund të ndryshojë gjithashtu gjatë rrugës. Samsung është planifikuar të prezantojë nesër telefonin e tij të palosshëm, të quajtur Galaxy Fold.

 

Gjigandi korean i teknologjisë dha disa detaje për publikun vitin e kaluar, duke treguar një telefon të fshehtë që hapet për t'u bërë një tabletë dhe, kur paloset i mbyllur, është kompakt. Firmat kineze të teknologjisë TCL, ZTE dhe Xiaomi kanë debutuar ose kanë plane të hollësishme për lëshimin e një telefoni të palosshëm.


Më të lexuarat