Secondary Adv

Pas Facebook, Google zbulon planet per seline e re futuristike!

Share on Google+

 

Fillimsht ishte Apple që tërhoqi vëmendje për punën që është duke bërë, me të ashtuquajturën "anije kozmike", kampusin e saj. Para pak kohësh vetë Mark Zuckerberg prezantoi palnet e tij për ndërtimin e një qyteti, afër selisë qendrore të kompanisë në San Francisco.

 

 

Por së fundmi është Google është që ka prezantuar planet e saj për të ndërtuar një kampus të “çmendur”, në kërkim të inovacionit dhe ideve futuristike.

 


Ditën e premte Google prezantoi projektin e saj për të ndërtuar një kampus të ri masiv në zonën veriore të Bayshore në Mountain View, Kaliforni duke postuar disa foto mahnitëse të kampusit të propozuar në faqen e saj Google+.Ashtu sikurse dhe Apple edhe Google është duke menduar që të luajë një rol të rëndësishëm në atë që e vë theksi tek energjia e rinovueshme.


Firma daneze BIG me qendër në Londër dhe Heatherwick Studio prezantuan projektin për zhvillimin e katër ndërtesave në Mountain View për të krijuar kampusin e ri të Google – kjo shënon herën e parë që gjigandi i internetit projekton ndërtimin e një kompleksi zyrash nga e para.

 

 


Ideja është një pasqyrim i propozuar i kampusit të ri të Google dhe është mjaft e thjeshtë. Në vend të ndërtimit të ndërtesave me beton, planet janë që të ndërtohen struktura të lehta të cilat do të jenë të veshura tërësisht nga fasada xhami ekologjike, të cilat do të japin mundësinë për të investuar në fusha të reja.


Kupolat e mëdha të tejdukshëm do të mbulojnë çdo vend, do të kontrollojnë klimën brenda duke lejuar dritën që të depërtojë mjaft mirë. Në të do të këtë gjelbërim, pemë, kafene, parqe dhe cdo gjë të nevojshme për të jetuar në harmoni me natyrën.

 


I gjithë ndërtimi do të mbulojë 3.4 milionë metra katrore. Kompania është duke synuar që të katër ndërtesat të përfundojnë në vitin 2020. Është ende e paqartë se sa do të kushtojë ky projekt, por Google mund ta përballojë atë - kompania aktualisht ka më shumë se 64 miliardë dollarë para të gatshme për investime afatshkurtra.

 


Sigurisht, ky projekt është më shumë sesa vetëm hapësira për zyra; ideja është që ndërtesat të bëhen njësh me komunitetin lokal.  Pra, qëllimi kryesor është që të shtohen hapësirat e gjelbëra dhe mundësit e shitjes me pakicë si në restorante, bizneset lokale, etj.


Më të lexuarat