×
Secondary Adv

Robotet autonome te Amazon punojne bashke me njerezit

Share on Google+

Qindra robotë lëvizin automatikisht nëpër magazinat e Amazon, duke përshpejtuar punën e bërë më parë nga njeriu, për të transportuar me mijëra artikuj të porositur.     

Punonjësit e Amazon janë të pajisur me jelek të kuq sigurie, me xhepa plot sensorë dhe transmetues radioje si dhe mbajnë një tabletë në dorë. Në një hapësirë ​​prej 80,000 metrash katrorë gjigandi i tregtisë elektronike ka vendosur disa nga instrumentet më të avancuara në fushën e robotëve të shpejtë dhe të aftë për të bashkëpunuar me njerëzit.  

Veshja e teknologjisë së lartë, e veshur në depot e Amazonës që nga viti i kaluar, është çelësi i gjithë operacionit, përmes së cilës punonjësit e Amazon mund të lëvizin të sigurt në zonën e robotëve, duke u kujdesur për ndonjë problematikë në këtë sektor dhe për të vëzhguar proçesin e punës. Amazon tani numëron më shumë se 25 qendra robotike. "Ajo që duhej një ditë për ta realizuar tashmë mund të kryhet në më pak se një orë", tha zhvilluesi i teknologjisë robotike të Amazon, duke shpjeguar se ata janë në gjendje të përballojnë rreth 40 përqind më shumë mallra brenda të njejtës kohë. 

Për disa, këto qendra të magazinimit, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e pozitës dominuese të Amazonit në shitjet globale në internet, janë një ilustrim i përsosur i rrezikut të kërcënimit të njerëzve për t'u shtyrë nga qëllime të caktuara biznesi në favor të inteligjencës artificiale. Qendra e magazinimit të Amazon në Staten Island, përmban robotë 'ruajtës', 'mbledhës' dhe 'paketues'. Përkatësisht secili prej tyre bën magazinimin e mallit, marrjen e produkteve të caktuara nga raftet, dhe paketimin e tyre për tu dërguar më pas për shpërndarje nëpër shtëpitë e porositësve. 

 

Të gjitha këto proçese realizohen me ndihmën e ekraneve dhe skanerëve. Në çdo fazë, qëllimi është të "zgjasë aftësitë e njerëzve" në mënyrë që njerëzit të mund të përqëndrohen në zgjidhjen e problemeve dhe të ndërhyjnë nëse është e nevojshme, sipas krijuesit të robotëve. Amazon shprehet se ka krijuar 300,000 vende të reja pune, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të saj në mbarë botën deri në 645,000, duke mos llogaritur punë sezonale. 

"Është një mit që robotika dhe automatizimi vret punë, është thjesht një mit". "Të dhënat nuk mund të mohohen me të vërtetë: sa më shumë robotë që i shtojmë në qendrat tona të përmbushjes, sa më shumë punë po krijojmë," tha një zyrtar i Amazon. 


Më të lexuarat