×
Secondary Adv

Krijohet materiali me vetite e lekures se njeriut

Share on Google+

Shkencëtarët kanë krijuar një fibër që kombinon elasticitetin e gomës me forcën e një metali, duke arritur dhe gati tejkaluar vetitë e lekurës së njeriut.   

 

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut janë ata që ndodhen pas kësaj risie, të cilët kanë krijuar një material më të fortë që mund të përfshihet tek robotët, materialet e paketimit ose në tekstilet e gjeneratës së ardhshme. 

 

Ekipi arriti të krijojë fibra të përbëra nga një bërthamë metalike galliumi e rrethuar nga një mbështjellës elastik polimeri. Por, ndërsa metalet përfundimisht thyen, me fibrën nuk ndodh kjo gjë, pasi mbështjellja e polimerit thith tendosjen ndërmjet thyerjeve në metal dhe e kthen presionin në shtresën e metalit. Kjo përgjigje është e ngjashme me mënyrën se si indet njerëzore mbajnë së bashku kockat e thyera. Teli metalik kërkon shumë forcë për ta shtrirë atë, por nuk mund të marrë shumë tendosje pasi ai do të thyhet para se të mund ta zgjasësh atë shumë larg. Fibrat tona kanë më të mirën nga të dyja botët'. 

"Çdo herë që shtresa e metalit thyhet, ajo shpërndan energjinë, duke lejuar që fibra të vazhdojë të thithë energjinë, ndërsa zgjatet," shton ai. Në materiale, rezistenca është aftësia e një materiali për të thithur energji dhe për tu deformuar pa u ndarë. Ju mund të mendoni për atë si sasia e forcës që një material mund të thithë pasi është deformuar gjatë një distance. Fibra e re është shumë më e ashpër sesa telat metalike ashtu edhe mbështjellja e polimerit. Ka shumë interes në materialet inxhinierike për të imituar fortësinë e lëkurës dhe ne kemi zhvilluar një fibër që ka tejkaluar qëndrueshmërinë e lëkurës, megjithatë është ende elastike si lëkura. 

 

Përveç kësaj, shtresa prej galliumi është e përçueshme edhe pse humbet përçueshmërinë e saj kur thyhet bërthama e brendshme. Fibrat gjithashtu mund të ripërdoren duke shkrirë bashkë shtresat metalike."Ne kemi përdorur gallium për këtë provë të konceptit, por fibrat mund të sintonizohen për të ndryshuar vetitë e tyre mekanike, ose për të ruajtur funksionalitetin në temperatura të larta, duke përdorur materiale të ndryshme në bërthamë dhe shtresën e jashtme. Kjo është vetëm një provë e konceptit, por ka shumë potenciale."Ne jemi të interesuar të shohim se si këto fibra mund të përdoren në robotikë ose të endura në tekstile për aplikacione të ndryshme".

 


Më të lexuarat