Huaweiështë shumë pranë prezantimit të telefonit të tij të palosshëm me një dizajn unik, i cili mendohet se do të quhet Mate X dhe do të përmbajë 5G.
Huawei ka muaj të tërë që flet rreth idesë për një telefon që paloset i cili do të përmbajë teknologjinë 5G, por tashmë detaje rreth telefonit janë zbuluar dhe ai mendohet se mund të prezantohet këtë të hënë.
Sipas disa të dhënave, telefoni i palosshëm nga huawei do të quhet Mate X, dhe do të vijë në një dizajn me të vërtet unik. Nga disa pamje të zbuluara në Twitter duket se telefoni do të ketë një ekran të madh, i cili do të zgjerohet akoma më shumë kur telefoni do të hapet si një tablet. Një smartphon me një dizajn të tillë nuk është një risi tashmë, pasi Samsung sapo ka prezantuar modelin e saj, por e veçanta e këtij telefoni është rrjeti 5G që do përfshijë, pasi Samsung ka njoftuar se vetëm nga viti i ardhshëm do të dalë një version i tillë i Samsung Galaxy Fold.
Baneri i zbuluar, i cili i paraprin eventit që do të zhvillohet në datë 24.02.2019, shfaq modelin e Huawei Mate X i cili duket të ketë një dizajn mjaft elegant. Në njoftime të mëparshme Huawei e ka prezantuar telefonin e tij që paloset si smartphonin e palosshëm 5G më të shpejtë në botë. Huawei gjithashtu duket se ka një strategji të ndryshme nga Samsung për Mate X.
Ekrani paloset nga jashtë duke e kthyer ekranin e vetëm më të madh në ekran të përdorshëm në të dy anët e telefonit, në krahasim me Galaxy Fold, i cili përmban dy ekranet e ndara: një pjesë më e vogël në pjesën e jashtme dhe ekran më i madh, i palosshëm i brendshëm. Ne do të marrim detajet e plota mbi Mate X në eventin e Huawei në datë 24 shkurt.