Secondary Adv

Zbulohen Samsung Galaxy S6 dhe S6 EDGE

Share on Google+

 

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge do të paraqiten zyrtarisht të dielen në konferencën për media të Samsung brenda Mobile World Congress, ndërsa pamjet e këtyre telefonave inteligjentë mobile janë shfaqur online.

 

Sipas Business Insider, Lewis Hilsenteger i kanalit YouTube Unbox pretendon që ka marrë me duart e tij imazhet e smartphone-ëve më të rinj të Samsung vetëm pak ditë para se ata të prezantohen.

 

 

Këto janë fotografitë e para të modeleve të reja të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge të cilat shfaqin dizajnin e pajisjes në tërësi, edhe pse në pamje pak të trubulltë.Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge pritet të vijnë me specifika të ngjashme, që përfshijnë ekranin me 5.1 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, edhe pse ekrani i S6 Edge pritet të jetë i lakuar në të dyja anët.

 


Procesori i Galaxy S6 thuhet se do të jetë 8 core 64-bit Samsung Exynos 7420 dhe të dyja modelet e reja të linjës Galaxy pritet të ofrojnë edhe 3GB RAM.
Sugjerohet se Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge do të vijnë me opsionet e memories prej 32GB, 64GB dhe 128GB, me kamerën kryesore me 20MP, dhe atë përparmen me 5M.


Më të lexuarat