Shpesh të udhëtuarit lidhet me dëshirën për tu qetësuar i vetëm larg çdo gjëje, dhe për këtë ekzistojnë destinacione të cilat përshtaten më së miri me këtë formë udhëtimi.
Njerëzit nuk udhëtojnë gjithnjë në shoqëri të familjarëve, miqve apo të afërmve të tyre, por shpesh herë njerëzit bëjnë edhe udhëtime vetëm. Të tilla udhëtime mund të jenë për të krijuar një lidhje me jetën, për të rigjetur qetësinë apo paqen, për tu larguar nga streset dhe rutina e përditshme apo mund të jenë thjeshtë një përshtatje me karakterin e udhëtarit. Në të gjitha rastet apo janëeksperienca unike, por për të qënë akoma më të mrekullueshme duhet të përkojnë edhe me destinacionet. Ekzistojnë disa destinacione në të cilat nuk do të ndjeni asnjëherë mungesën e dikujt tjetër dhe sigurisht do të knaqeni dhe argëtoheni njësoj sikur të ishit në shoqëri. Njihuni me disa prej destinacioneve më të përshtatshme për ata që udhëtojnë vetëm dhe mos hezitoni por bëni një udhëtim solo, këtë verë në një nga destinacionet e mëposhtme.