×
Secondary Adv

FedEx zbulon robotin e tij autonom te shperndarjes

Share on Google+

FedEx i është bashkuar kompanive që kanë sistem robotik shpërndarje, me robotin e tij FedEx Same Day Bot, i cili në mënyrë autonome shpërndan pako nëpër shtëpi. 

 

Të gjitha firmat e njohura të shitjeve apo kompani shpërndarjeje kanë eksperimentuar tashmë me robotë të cilët bëjnë shpërndarje nëpër shtëpi. Ishte koha tashmë e gjigandit të shpërndarjeve, FedEx për të krijuar edhe ai robotin e tij autonom i cili do të shpërndajë pakot nëpër shtëpitë e njerëzve.  

 

Roboti i quajtur FedEx Same Day Bot, do të arrijë ti shndërrojë shpërndarjet npër zona jo të largëta, në shumë herë më efiçiente. Ky robot është i fuqizuar nga bateri dhe nga kompania mësohet se ka një maksimum shpejtësie prej 10 milje/orë si dhe gjithashtu është autonom që do të thotë se mund të lëvizë vetë duke shmangur këmbësorët dhe trafikun. Për të realizuar një gjë të tillë roboti përdor sensorët LIDAR, të njëjtët që përdoren në makinat vetëdrejtuese dhe kamerat e zakonshme.    

Kompania thotë se aktualisht është në bisedime me firma, duke përfshirë AutoZone, Lowe, Pizza Hut, Target, Walgreens dhe Walmart për të vlerësuar nevojën e tyre për këtë lloj shërbimi të robotëve. FedEx nuk është e vetmja kompani e cila eksperimenton me robotë të shpërndarjes në distanca të shkurtra. Një numër kompanish të ndryshme të mëdha kanë filluar testet paraprake me teknologji të ngjashme, megjithëse nuk është e qartë nëse robotët e tillë do të jenë ekonomikë për tu përdorur gjerësisht, ose nëse ato mund të integrohen në mënyrë të sigurtë në qytete. 

 

San Francisko ishte një terren i mësuar tashmë me robotë të tillë por edhe qytete të tjera dhe shtete kanë qenë të prirura për të inkurajuar përdorimin e tyre. Një video e robotit tregon qartë ekrane në pjesën e përparmesi dhe në atë të pasme për të mundësuar komunikimin me këmbësorët. Një ekran në pjesën e përparme thotë "hello" ndërsa një ekran në pjesën e prapme tregon drejtimin e udhëtimit dhe nëse roboti do të ndalojë apo jo. 

 

Prodhuesit e makinave vetëlëvizëse kanë eksperimentuar me teknologji të ngjashme, duke thënë se ato ndihmojnë në zvogëlimin e aksidenteve dhe keqkuptimeve midis njeriut dhe makinës.

 


Më të lexuarat