Motorola ka konfirmuar më në fund që do të hedhë në treg këtë vit një telefon që paloset, duke rritur edhe dyshimet e rikthimit të modelit të vjetër Motorola RAZR.
Teksa pajisjet e palosshme po pushtojnë gjithnjë e më shumë tregun, Motorola njofton se brenda kësaj vere do të hedhë në shitje pajisjen e saj më të re, një smartphon që paloset e cila risjell një ngjashmëri të madhe me telefonin më të njohur të kompanisë, Motorola RAZR.
Kompania konfirmoi synimet e tyre për një telefon që paloset, duke deklaruar se ata shumë shpejt do të prezantonin dhe hidhnin në treg pajisjen e tyre që paloset, ende të paidentifikuar, duke iu bashkuar mjaft kompanive të tjera."Ne filluam të punonim me telefona që palosen shumë kohë më parë, "tha Dan Dery, zëvendës i Motorola. Me hedhjen në treg të Galaxy Fold në prill dhe Huawei Mate X në mes të vitit, mendohet se telefoni i palosshëm nga Motorola ka të ngjarë të prezantohet gjatë aktivitetit vjetor të Motorola në gusht.
Regjistrimet e patentave nga Motorola tregojnë se pajisja e cila hapet dhe mbyllet në formën e një kapaku ka një ngjashmëri të drejtpërdrejtë me dizajnin e vjetër të Motorola RAZR. Gjithashtu nga pamjet e publikuara vërehet se telefoni kur paloset nuk ka një ekran në pjesën e jashtme siç zakonisht vërehet tek të gjitha modelet e telefonave të palosshëm që janë prezantuar deri më tani.
Zëvendëspresidenti i Motorola për Produktin Global, Dan Dery, tha se Motorola ka kërkuar mënyra për të zvogëluar numrin e gërvishtjeve që ekranet plastike vuajnë me kalimin e kohës. "Ne kemi testuar një pajisje plastike OLED me cipë plastike në krye". Fakti që ju jeni duke prekur ekranin plastik me thonjtë tuaj kjo është një gërvishtje për të tashmë, u shpreh përfaqësuesi i Motorola."Krijimi i një faktori më të vogël të formës për telefonin mund të mbrojë sipërfaqet e ndjeshme të ekranit, si dhe të ofrojë përfitime të tjera.
Nëse paraqitjet e patentave për telefonin e ri të Sony Ericsson janë me të vërtetë një smartphone i ri dhe i palosshëm i RAZR, ka shumë të ngjarë që do të ketë shumë njerëz të cilët do të duan ta blejnë, për një faktor të vetëm, përmasave të tij, duke qënë se gjithnjë e më shumë smartphonët po rrisin përmasat e tyre dhe ky do ishte një rikthim në telefonat nostalgjikë.