Sipas një studimi të ri të kryer nga NASA, rezulton se Kina dhe India kanë mbjellë kaq shumë pemë vitet e fundit sa që bota është më e gjelbër se 20 vjet më parë.
Këto dy vende rezultojnë të jenë dy nga tre vendet më të ndotura në botë dhe rritja e gjelbërimit është kryesisht rezultat i 'programeve ambicioze të mbjelljes së pemëve'.
Hulumtimi i NASA-s zbuloi se ka pesë për qind më shumë gjelbërim çdo vit krahasuar me vitet 2000, duke rezultuar në më shumë se dy milion milje katrorë gjelbërim ekstra, ekuivalent me më shumë se sa pyjet tropikalë në Amazon. Por studiuesit thonë se kjo rritje në vegjetacion nuk mjafton për të kompensuar dëmtimin e shpyllëzimit. Chi Chen nga Universiteti i Bostonit, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se Kina dhe India përfaqësojnë një të tretën e gjelbërimit, por përmbajnë vetëm 9 për qind të sipërfaqes së tokës së planetit të mbuluar me bimësi.
Gjelbërimi në planetin u zbulua për herë të parë në mesin e viteve 1990 dhe nga imazhet e siguruara nga NASA, që orbitojnë Tokën në dy satelitë dhe sigurojnë imazhe me rezolucion të lartë të sipërfaqes së Tokës. Kina është përgjegjëse për një të katërtën e rritjes së përgjithshme në zonën e hapësirave të gjelbra, por ka vetëm 6.6 përqind të të gjithë gjelbërimit të botës. Dyzet e dy për qind vijnë nga pyjet dhe një tjetër prej 32 për qind vjen nga toka bujqësore. India ka kontribuar në rritje të mëtejshme prej 6.8 për qind të zonave të gjelbëruara.
Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të përfshihen në gjetjen e fundit në modelet e ardhshme të parashikimit të ndryshimeve klimatike. "Këto të dhëna afatgjata na lejojnë të gërmojmë më thellë," tha Rama Nemani, një shkencëtare në kërkim në Ames Research Center të NASA-s dhe një bashkëautor i punës. "Kur u vëzhgua për herë të parë gjelbërimi i Tokës, ne menduam se ishte për shkak të klimës më të ngrohtë, më të lagësht dhe fekondimit nga dioksidi i shtuar i karbonit në atmosferë, gjë që çoi në rritjen e gjelbërimit në pyjet veriore.
Por të dhënat e fundit tregojnë se edhe njerëzit po japin kontributin e tyre për gjelbërimin dhe ndihmën kundër ndryshimeve klimatike dhe rritjes nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë.