Panairi Nderkombetar i Mobilierise SHQIPERIA 2019 - 15, 16, 17 Mars
Ju njoftojmë se për të 16-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2019, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve.
Data e aktivitetit: nga 14/03/2019 deri në 17/03/2019
Organizator: Albexpo Group
Vëndi: Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)
Tema: Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja
Bashkëpunëtorë: Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit
të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.
Panairi i Mobilerisë
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesemarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë. Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. Edicioni i 16-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve dhe Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH, e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.
Përshkrimi i pjesëmarrësve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair. Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri
- Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .
Profili i pjesëmarrësve:
- Mobilieri për Shtëpinë:
- Mobilieri për paradhomën
- Mobilieri për sallonin
- Mobilieri për kuzhinën
- Mobilieri për dhoma gjumi
- Mobilieri për dhoma fëmijësh
- Mobilieri për banjot
- Mobilieri për Zyra
- Mobilie zyre
- Pajisje zyre
- Mobilieri për Hapsira Publike
- Mobilieri për Hotele
- Mobilieri për Bar – Kafe
- Mobilieri për Restorante
- Mobilieri për Kopshtet
- Dekoracion për Kopshtet
- Makineritë dhe Mjetet
- Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
- Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
- Lëndë të Para
- Paisje Shtesë
- Aksesor
- Paisje Ndricimi
- Elektoshtëpiake
Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Shqipëria 2019
- Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
- Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri
- Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
- Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare
- Realizimi i kontratave.
AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 31 JANAR 2019
Për më shumë kontaktoni në e-mail :
info@albexpo.com, ose ne telefonat :
+355692099997 ( komunikimi në shqip)
+35569 84 07163, +35569 73 65065 (komunikim ne anglisht,italisht,gjermanisht)