Secondary Adv

Mobiljet IKEA se shpejti do te jene ne gjendje te karikojne telefonin tuaj me wireless

Share on Google+

 

Së shpejti do të jeni në gjendje të karikoni pajisjen tuaj mobile direkt në pjesë të ndryshme të mobiljeve IKEA, nga komedinat, divane apo tavolina, madje edhe në bazën e një llambë ndricuese.

 


Gjigandi suedez i mobiljeve ka njoftuar në Kongresin e Mobiljeve Botërore këtë të dielë se në mobiljet e reja do të përfshihet edhe teknologjia Qi. Kjo është teknologjia më e re në Europë dhe në botë e lancuar në muajt e parë të vitit 2012. Nëpërmjet kësaj teknologjie ju mund të karikoni smartphone-in tuaj pa patur nevojën ta lidhni me prizën e korrentit apo me kompjuterin tuaj, ju mjaftoni ta vendosni tek kapaku wireless Qi.

 


Kjo do të thotë që ju së shpejti do të jeni në gjendje për të vendosur pajisje të lëvizshme në sipërfaqen e disa të mobiljeve të saj për të ngarkuar baterinë e pajisjes suaj mobile, duke eliminuar prizat më kabllo tradicionale.
Qi është një teknologji standarde me wireless nga Konsorciumi Energjetik Wireless (WPC) që është në dispozicion në shumë hotele, restorante, dyqane, kafene, aeroporte dhe vende të tjera publike.

 


Por tashmë kompania e njohur e prodhimit të mobiljeve inovative IKEA dëshiron të sjellë lehtësi në shtëpi, kështu që ju do të jeni në gjendje për të vendosur një smartphone në pllaka karikuese me wireless të ndërtuara në mobilje. Do të jetë hera e parë që në mobilje do të integrohen edhe “priza” karikuese me wireless për mbarë tregun e gjërë.


Ky veprim është një arritje e madhe, jo vetëm për IKEA por edhe për Qi, e cila është vetëm një nga dy standardet e reja, duke përfshirë fuqinë e aleancës dhe rezistencën. Për IKEA një forcë prapa si Qi, mund ta ndihmojë atë për ta dalluar nga të tjerët.
Sipas Wall Street Journal, IKEA po planifikon për të shitur këtë karikuese më wirelëss që mund të përshtatet në mobiljet ekzistuese, për vëtëm 34 dollarë. Raporti gjithashtu vë në dukje se mobiljet e ndërtuara me karikim wireless do të kushtojë 22 dollarë më shumë se mobilja.


Më të lexuarat