×
Secondary Adv

Grenlanda po perjeton me shume shi se debore ne dimer

Share on Google+

Sipas ekspertëve rritja e nivelit të reshjeve mbi shtresat e akullit të Grenlandës po përshpejton shkrirjen e sipërfaqes së saj dhe pritet përkeqësim për shkak të ngrohjes globale. 

  

Rritja e shiut mbi shtresat e akullit të Grenlandës shkakton episode "të papritura" të shkrirjes së sipërfaqes që e bëjnë akullin më të ndjeshëm ndaj shkrirjes në shkallë më të madhe në të ardhmen. Ky përkeqësim i ngjarjeve krijon një cikël vicioz të ngrohjes dhe shkrirjes që shkakton pakësimin e akullit në rajon. 

Ndërsa më parë, pjesët e akullnajave që u ndanë në oqeane mendohej se ishin mënyra kryesore përmes të cilës Grenlanda po humbiste akullin, në vitet e fundit shkrirja e drejtpërdrejtë e akujve për shkak të shirave dhe ngrohjes globale ka dominuar së tepërmi. Ky proces, ku shtresat e akullit shkrihen në sipërfaqe, duke shkaktuar shtim të sasisë së ujit, tani përbëjnë rreth 70 për qind të humbjes së akullit. 

 

Moti me shi, thotë studimi i Universitetit të Kolumbisë, gjithnjë e më shumë po bëhet shkaku për këtë. Grenlanda ka humbur rëndë akullin në dekadat e fundit për shkak të ngrohjes progresive. Që nga viti 1990, temperaturat mesatare mbi shtresat e akullit janë rritur për më shumë se 1.8 gradë C gjatë verës dhe deri në 3 gradë C në dimër. Shtresat e akujve me sipërfaqe 660,000 miljeve katrore mendohet te ulen me rreth 270 miliard ton akull ne vit. Shkencëtarët mendonin se kjo kryesisht po vinte nga ajsbergët që futeshin në oqean. 

 

Temperaturat e ngrohta përbëjnë efektet e shiut dhe shkrirjes së akullit në një numër mënyrash. Së pari, ato bëjnë që reshjet të ndodhin më shumë në formën e shiut dhe jo të borës. Uji, krahasuar me borën, mban një sasi të nxehtësisë dhe shkrin borën rreth tij sapo godet tokën dhe sipërfaqet e tjera, duke nxjerrë më shumë energji në proces. Në të njëjtën kohë, ajri i ngrohtë ka më shumë gjasa që të formojë re që prodhojnë reshje. 

Në një kohë të gjatë, kur një pjesë e ujit të shkrirë rrjedh nga sipërfaqet e akullit, disa mbeten dhe ringrijnë, por në një formë tjetër duke shkaktuar që shtresat e dëborës në sipërfaqen e akullit të bëhen "masa të errëta dhe më të dendura akulli. Ky akull thith rrezatimin diellor më lehtë se sa borë, kështu që kur dielli del, shkrihet më lehtë, duke prodhuar ujë të lëngshëm, i cili ushqen më shumë shkrirje. Dr Marco Tedesco, një prej studiuesve, tha se fenomenet çojnë në shkrirjen e më shumë dhe më herët gjatë verës. 


Më të lexuarat