Ndotja e ajrit shkakton rreth 8.8 milion vdekje ne vit
Ndotja e ajrit vret rreth 9 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit, rreth më shumë se gjysma e asaj që ishte supozuar më parë nga organizata të shëndetësisë.
Shkencëtarët tashmë thonë se marrja frymë në një ajër të ndotur me toksina, të shkaktuara nga tymi që nxjerrin makinat si dhe nga fabrikat dhe termocentralet është shkaktar për më shumë vdekje krahasuar me ato që vijnë nga duhani.
Sipas vlerësimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndotja e ajrit ishte përgjegjës për vdekjen e4.5 milion njerëzve në mbarë botën. Por studiuesit gjermanë rillogariten të dhënat në dispozicion për të zbuluar numrin e vërtetë që tashmë konsiston në rreth 8.8 million vdekje në vit, me shumicën e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarët pas studimit kanë bërë thirrje për ulje të rrepta në grimcat e vogla PM2.5 në ajër, të cilat depërtojnë thellë në mushkëri kur thithen. Aktualisht kufiri mesatar i sigurisë për grimcat PM2.5 në BE është 25 mikrogramë për metër kub ajër, më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH prej 10. Profesor Jos Lelieveld, bashkëautor i studimit, tha se cilësia e dobët e ajrit dhe popullsia e dendur ishte për të fajësuar për Evropën që ka një numër të madh të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja.
Vetëm në Evropë, studiuesit dhanë shifrën më të lartë të vdekjes nga ndotja e ajrit rreth 790,000, dyfishi i vlerësimit të mëparshëm. Ekipi shkencor analizoi simulimet kompjuterike se si kimikatet natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu ndërveprojnë me atmosferën. Kjo u aplikua pastaj në të dhënat për dendësinë e popullsisë, faktorët e rrezikut të sëmundjes dhe shkaqet e njohura të vdekjes.
Në mbarë botën, ndotja e ajrit rezultoi të llogariste 120 vdekje shtesë për 100,000 njerëz në vit. Pamja ishte edhe më e keqe në Evropë, me 133 për 100,000 vdekje që u atribuan kimikateve të thithura të ndotësve.