×
Secondary Adv

Twitter prezanton kameran e re te stilit Snapchat

Share on Google+

Twitter ka prezantuar kamera të re në aplikacionin e tij celular, e dizajnuar që përdoruesit të mund të vendosin në mënyrë të shpejtë përmbajtje interaktive në timeline. 

 

Në konferencën vjetore  gjigandi i medias sociale prezantoi një kamera të re në aplikacionin e tij celular, e cila është dizajnuar që përdoruesit të mund të vendosin në mënyrë të shpejtë përmbajtjen interaktive në timeline e tyre. 

 

Një gjë e tillë vjen pasi Twitter ka testuar një version të ridizenjuar të aplikacionit të tij që përmban biseda të strukturuara dhe përgjigje të koduara me ngjyra, duke minimizuar metrikat rreth pëlqimeve dhe retweets. Përdoruesit tërheqin majtas në timeline e tyre për të hapur kamerën e re, ku mund të shkrepin një foto të shpejtë ose të filmojnë një video e cila zgjat deri në dy minuta, duke mbajtur të shtypur butonin rrethor në qendër të ekranit. Kamera do të hapet automatikisht në një pamje të pasme, pasi Twitter dëshiron të inkurajojë përdoruesit për të xhiruar atë që është rreth tyre. 

 

Një buton i vendosur në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit gjithashtu lejon përdoruesit të bëjnë gjithashtu selfie. Një tjetër opsion, i quajtur Live, u lejon përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta për ndjekësit e tyre në Periscope. Pas kapjes së një foto, përdoruesit mund të mbivendosin tekstin në krye të tij, siç janë kontekstet shtesë ose titrat, si dhe vendndodhjen e tyre. Titulli, i cili Twitter e ka referuar si një chryon, do të shfaqet si një flluska e rrumbullakët e tekstit dhe ngjyra mund të personalizohet. 

 

Dizajni i ri i kamerës është i ngjashëm me stilin e quick capture të kamerave në Snapchat ose Instagram.  Modaliteti i ri i kameras apo opsioni i ri i Twitter fillon sot për të gjithë përdoruesit, por përdoruesit duhet të kenë versionin më të fundit të aplikacionit Twitter për t'u shfaqur risia e aplikacionit. Përditësimi ka të ngjarë të jetë i pari i shumë ndryshimeve të dizajnit në kamerën e Twitter. Më parë këtë javë, Twitter filloi aplikacionin e saj prototip twttr për grupin e parë të testeve. 

Kur përdoruesit të shkarkojnë 'twttr', ata do të jenë të parët që do të provojnë veçoritë e reja dhe do të japin reagime, të cilat do të shqyrtohen nga Twitter. Përveç kësaj, numri i pëlqimeve dhe retweets, opsionet e ndarjes dhe informacione të tjera janë fshehur në përgjigje. 


Më të lexuarat