Secondary Adv

Tel Aviv ka instaluar drita LED te semaforit ne rruge

Share on Google+

Tel Aviv ka instaluar drita LED të trafikut në rrugë me shpresën se do të detyrojë këmbësorët të heqin vëmendjen e tyre nga smartphonet gjatë kalimit të rrugës.  

 

Zyrtarët në Tel Aviv kanë vendosur drita LED të semaforit në rrugë, në një kryqëzim mjaft të populluar dhe me një trafik të rënduar, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë në rrugë. 

 

Dritat të cilat janë në formë vijash, kthehen të gjelbërta në udhëkryq, kur është e sigurt që këmbësorët të kalojnë dhe shndërrohen të kuqe për t'i drejtuar njerëzit për të ndaluar. Sisteme të ngjashme tashmë janë përdorur në Australi, Singapor dhe Hollandë. Komuna ka instaluar të ashtuquajturat 'dritat e trafikut zombies' të hënën duke synuar minimizimin e aksidenteve ndërmjet automjeteve dhe këmbësorëve të pavëmendshëm. 

 

Tomer Dror, kreu i Divizionit të Menaxhimit të Trafikut në Komunën Tel Aviv-Yafo, thotë se qëllimi është zvogëlimi i aksidenteve të shkaktuara nga 'këmbësorët që janë përqendruar shumë në smartphont e tyre dhe më pak në trafikun rreth tyre'. Dror thotë se ideja është që të projektojmë gjendjen e semaforit në rrugë për të ua bërë më të dukshme teksa lëvizin të pavëmendshëm. 

 

Tani për tani, programi pilot është i kufizuar në një kryqëzim të vetëm në Tel Avivin qendror, por bashkia thotë se do të zgjerojë dritat e zombies nëse ajo provon se ato rezultojnë efektive.


Më të lexuarat