Njihuni me Nuro, makina robotike krejtesisht autonome
Duke kompletuar me sukses me mijëra dërgesa ushqimore brenda një kodi zip në Arizona, Nuro tashmë ka nisur të operojë në zonën e Houston të Teksasit.
Këtë herë duke mbuluar katër kode zip, automjetet vetë drejtuese të Nuro do të operojnë midis dy komponentëve, dyqaneve ushqimore të Kroger dhe shtëpive të blerësve online.
Programi i Houston pasqyron pilotin e vitit të kaluar në Scottsdale në atë që Nuro ka nisur duke përdorur automjetet e tij autonome Toyota Prius. Të dy automjetet vijnë me të gjithë sistemet dhe sensorët e zakonshëm, kamera, GPS, dhe kështu me radhë për të siguruar funksionimin e tyre të sigurt kur drejtohen në rrugët publike të Hjustonit. R1 është rreth dy të tretat e gjatësisë së një Toyota Corolla dhe ka një shpejtësi maksimale prej 25 mph.
Konsumatorët e Kroger mund të përdorin një aplikacion për të kryer porosi shtatë ditë në javë, me dërgesa të cilat mund të planifikohen për të njëjtën ose për ditën pasuese. Shërbimi i shperndarjes përmes makinës robotike autonome do të kushtojë5.95 dollarë pa pasur një numër minimal porosish. Themeluesi i kompanisë Nuro, Dave Ferguson, tha se reagimi i klientëve ndaj automjeteve të veta të shpërndarjes autonome në Scottsdale ishte "entuziast", duke shtuar se ekipi i tij shpreson të shfaqë teknologjinë tek blerësit në Houston në muajt e ardhshëm.
Programi pilot i Arizonës konfirmoi fleksibilitetin dhe përfitimet e siguruara nga automjetet autonome dhe se konsumatorët janë të hapur për zgjidhje më inovative, u shpreh kompania. Për qëllime të sigurisë, makina vetë drejtuese Prius ka një inxhinier brenda për monitorimin e performancës së makinës. R1, megjithatë, nuk ka askënd brenda, dhe është i mbikqyrur nga një inxhinier në një makinë që ndjek atë.
Ka megjithatëfirma të tjera që punojnë në teknologjinë autonome për shërbime të ngjashme, ndër to Waymo, AutoX, Udelv dhe Oxbotica me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ferguson themeloi Nuro pak më shumë se dy vjet më parë me Jiajun Zhu.