Temperaturat mund te rriten me 5 grade brenda 2050
Sipas raportit të OKB shkurtimet e emisioneve nuk do mjaftojnë për të parandaluar rritjen e temperaturave në Arktik, dhe të nivelit të detit në mbarë globin.
Sipas raportit, edhe nëse bota do t'i përmbushë këto standarde, temperaturat në Arktik do të vazhdojnë të rriten nga një tjetër 3-5 gradë Celsius deri në vitin 2050."Çfarë ndodh në Arktik nuk qëndron në Arktik", Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Mjedisit në OKB-së.
Tani duhet të veprohet më shumë urgjent ndaj klimës për tu larguar nga pikëpyetjet që mund të jenë edhe më të mëdha për planetin tonë sesa ne menduam së pari. Rezultatet e ndryshimit të temperaturës mund të shkaktojnë zvogëlime drastike në akullin detar që po zhduken shpejt dhe rezultojnë në transformimin e peizazheve anembanë botës. Sipas raportit, rreth 4 milion njerëz do të preken nga shkrirja e akujve.
"Urgjenca për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit është manifestuar qartë në Arktik, sepse është një nga rajonet më të rrezikuara dhe në ndryshim të shpejtë në botë", tha Ministri finlandez i Mjedisit në nje deklarate."Ne kemi nevojë të bëjmë shkurtime substanciale afatshkurtra në emetimet e gazrave serrë, karboni i zi dhe të ashtuquajturat ndotës të klimës afatshkurtër në të gjithë botën".
Që nga 1979, akulli i detit në botë ka rënë me 40 për qind dhe nëse vazhdojnë normat e emetimit, hulumtuesit thonë se Arktiku mund të jetë plotësisht pa akull për disa kohë në vitet 2030. Ndërsa akulli i detit shkrin, sipas shkencëtarëve, karboni që është bllokuar në permafrost lëshohet në atmosferë, duke përshpejtuar më tej procesin e ngrohjes.
Shkencëtarët thonë se ka rreth 1.67 miliardë tonë metrikë karboni aktualisht të bllokuar në tokën dhe akullin e ngrirë të Arktikut. Nëse ky karbon do të lirohej, raporti thotë se mund të rrezikonte etapën e Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes globale të temperaturës në 2 gradë Celsius.