Sipas ekspertëve shmangia e trafikut përmes taksive fluturuese mund të bëhet realitet shumë shpejt, madje ata thonë se do jenë gati për fluturim brenda 2025.
Janë 20 deri në 30 firma të cilat po punojnë në koncepte të ngjashme, ndër të cilat fillestarë apo kompani të mëdha si Airbus, e cila kohët e fundit paraqiti avionin elektrik CityAirbus.
Uber ka në plan të nisë taksitë e veta ajrore në Los Angeles dhe Dallas, dy qytete të mëdha amerikane të trafikut. I pyetur për përdorimin e helikopterëve si një alternativë, Thacker tha se taksitë janë më të sigurta dhe më të qeta.'Zhurma e këtyre mjeteve duhet të përzihet me zhurmën e sfondit të qytetit', tha ai. Ai parashikoi se automjetet mund të fillojnë të përdoren komercialisht rreth vitit 2025."Nuk do të zëvendësojë transportin tokësor, por do ta shtojë atë në një dimension tjetër", tha ai.
Drejtuesit e Bell thanë se avionët që transportojnë mallra, të tilla si produkte emergjente mjekësore, duhet të jenë të parat që operojnë në qiell, shumë më herët se sa taksitë fluturuese. "Transporti i mallrave nuk ka aq shumë kërkesa sa i përket sigurisë dhe pranueshmërisë nga njerëzit," tha ai. Jaiwon Shin, administrator në Drejtorinë e Misionit të Hulumtimeve të Aeronautikës në NASA, tha se megjithëse 2025 duket si një datë e arsyeshme për një nisje të kufizuar të automjeteve fluturuese, do të duhet më shumë kohë për tregun.
Sipas tij do të duhet një dekadë për të qënë plotësisht të sigurt në vendosjen e këtyre mjeteve ajrore. Gjithashtu, thonë ekspertët, disa pengesa ende duhet të tejkalohen para se automjetet e fluturimit të marrin dritën jeshile. Një nga pengesat më të mëdha teknologjike për të kapërcyer është bateria. Shumica e prototipeve të projektuara përdorin shtytës elektrik dhe bateri aktualisht nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të fluturuar një makinë për një distancë të gjatë.
Megjithatë, ekspertët e industrisë janë optimistë për teknologjinë e re. Në një raport të titulluar "Vizioni 2050" i paraqitur për Institutin Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës (AIAA) parashikon që deri në vitin 2050 përdorimi i taksave fluturuese dhe dronëve të tjerë autonome do të jetë i përhapur, kryesisht falë inteligjencës artificiale.